Morati humbet durimin, mendon shkarkimin e Murinjos
Trajneri i Interit, Hoze Murinjo do te qendroje nje muaj larg fushes per dhunen qe ka shfaqur ndaj nje gazetari. Sipas medieve italiane. "Lega Calcio" ka kerkuar qe te merret ne pyetje trajneri, pas incidentin me gazetarin e "Il Corriere Dello Sport", Andrea Ramazoti. Ndeshja e fundit mes Atalantes dhe Interit perfundoi ne barazim 1-1. Delegati i ndeshjes e ka pare incidentin dhe kaq ka mjaftuar, qe Federata Italiane te marre masa kunder trajnerit per thyerje disiplinore. Raportohet se Murinjo pritet te ndeshkohet me disa ndeshje deri ne nje muaj per kete gjest. Por masat ndeshkuese nuk do te jene te mjaftueshme. Trajneri do te perballet edhe me presidentin, Masimo Morati, i cili thuhet se eshte i zene ngushte me gjithcka ndodhi ne kete ndeshje. Durimi i presidentit Morati, duket se ka sosur per shkak te nje sere incidenteve qe ka krijuar trajneri portugez gjate kampionatit. Ishte presidenti qe i kerkoi falje gazetarit, me ane nje telefonate. Murinjo, ne anen tjeter, eshte duke u perballur me nje fjalor tjeter, cka po i shton zerat se Morati eshte gati qe edhe te shkarkoje portugezin nga stoli i Interit.