Talenti Rodriguez, prane rekordit historik me Barcelonen
Pedro Rodrigiez do te shenoje nje rekord te klubi i madh te Barcelones, me nje histori 110 vjecare, ne rast se do te shenoje te pakte nje gol, gjate nje miqesores qe do te luhet ne Adu Dabi, per cmimin e "FIFA Club World Cup". Asnje lojtar nuk ka mundur qe te shenoje gjashte gola radhazi ne gjashte kompeticione te ndryshme, me fanellen e Barcelones, brenda nje edicioni. 22- vjecari, produkt i te rinjve te Barcelones, ka shenuar papritur te pakte nga nje gol ne pese ndeshjet e fundit te ekipit te tij, ne pese kompeticione njekohesisht (Liga Spanjolle, Liga e Kampioneve, Kupa e Mbretit, Super Kupa e Spanjes dhe Super Kupa e Evropes) dhe me golat e tij ai ka provuar qe te jete percaktues ne nje numer te caktuar te ndeshjeve. "Ne po shfaqim nje forme te shkelqyer dhe shpresojme qe te arrijme rezultate si deri tani per te vazhduar rrugen tone drejt titullit kampion", - theksoi lojtari me i ri i Barcelones. "Ne si skuader ndihemi shume mire dhe fakti qe kam shenuar nga nje gol ne cdo ndeshje te fundit me ben qe te jem edhe i lumtur. Per mua ky do te jete fundi i nje viti perfekt", - shprehet Rodriguez.
Pedro i eshte bashkuar disa sukseseve te jashtezakonshme, ne kampin katalanas, me ndeshjet e deritanishme. Ai shpreson qe te ftohet edhe nga ekipi kombetar i Spanjes, pas paraqitjeve qe ka bere ne radhet e Barces, ku ka justifikuar besimin qe i ka dhene trajneri aktual Pep Guardiola.
Kategoria Superiore
Java e 15-te
Gramozi - Skenderbeu (A. Janku)
Apolonia - Laci (B. Pashaj)
Dinamo - Vllaznia (A. Taullau)
Kastrioti - Shkumbini ( S. Jareci )
Teuta - Flamurtari (E. Peza)
Neser
Besa-Tirana
Pedro i eshte bashkuar disa sukseseve te jashtezakonshme, ne kampin katalanas, me ndeshjet e deritanishme. Ai shpreson qe te ftohet edhe nga ekipi kombetar i Spanjes, pas paraqitjeve qe ka bere ne radhet e Barces, ku ka justifikuar besimin qe i ka dhene trajneri aktual Pep Guardiola.
Kategoria Superiore
Java e 15-te
Gramozi - Skenderbeu (A. Janku)
Apolonia - Laci (B. Pashaj)
Dinamo - Vllaznia (A. Taullau)
Kastrioti - Shkumbini ( S. Jareci )
Teuta - Flamurtari (E. Peza)
Neser
Besa-Tirana