Besa, dy herë dajak për... asnjë pikë
Flamurtari është hakmarrë dje kundër Besës, duke arritur një fitore madhështore, në shifrat 3-0. Kavajasve nuk u ka mjaftuar humbja në ndeshjen e parë, teksa incidentet e së cilës sollën edhe riluajtjen e saj, por morën një tjetër dajak nga skuadra vlonjate. Të karikuar në maksimum, kuqezinjtë i bënë një surprizë të hidhur Besës, duke e mposhtur në të gjitha aspektet. Falë një Memelli në gjendjen e tij më të mirë, mbrojtja verdhezi u bë gati “çorap”, edhe pse përpara kësaj sfide me të drejtë mund të quhej si reparti më i fortë i Besës. Në një sfidë të pazakontë, për shkak të stadiumit pa tifozë nga pezullimi i fushës, kuqezinjtë e Maganit treguan se i kanë mundësitë për t’i shpëtuar zonës së ftohtë. Të qartë taktikisht dhe të vendosur mirë në fushë, vlonjatët goditën Besën atëherë kur kjo e fundit nuk e priste. Lojtarët kavajas, ashtu siç pranoi edhe pas ndeshjes trajneri Duro, treguan shenja lodhjeje. GolatGoli i parë për kuqezinjtë nuk vonoi. Mbrojtësi i Besës, Arapi, bën një ndërhyrje prej amatori brenda zonës kundër Memellit dhe gjyqtari Meta akordon 11-metërsh. Sulmuesi pogradecar, këtë herë nuk e merr përsipër ta gjuajë penalltinë. Megjithatë, është kapiteni Sakaj, që me një qetësi olimpike arrin të mposhtë Shehin. Në minutën e 70-të, është Memelli që i jep fund shpresave të Besës për të mos dalë pa pikë nga Vlora. Sulmuesi shtatlartë shënon me kokë, duke dyfishuar rezultatin. Miqtë duken të lodhur dhe u mungon befasia në mesfushë, aty ku dhe kanë pikën më të fortë. është Flamurtari që ndëshkon përsëri. Mesfushori Njazi Lena, i cili debutoi me fanellën kuqezi, fut bukur kokën, duke trefishuar rezultatin. Flamurtari – Besa 3-0Flamurtari: Moçka, Sakaj, Grami, Progni, Bilen, Shehaj (Lena 57’), Veliu, Puljiz, Kuqi, Roshi (Begaj 80’), Memelli (Strati 89’). Trajner: G.MaganiBesa: Shehi, Dragusha, Vrapi, Arapi, Fagu, Shkëmbi, Dhëmbi, Poçi, Mancaku (Tragaj 80’), Cikalleshi, Sinani. Trajner: Sh.DuroShënues: Sakaj 27’, Memelli 70’, Lena 84’Gjyqtarë: K.Meta, D.Rexha, G.Qirici (Tiranë)Kartonë të verdhë: Arapi, Progni, Bilen, Vrapi