E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mos pini kafe kur jeni shtatzene

Femrat te cilat jane shtatzena duhet te heqin dore teresisht nga kafeina, ose se paku reduktojne dukshem konsumimin e saj, kane bere te ditur shkencetaret britanik. Ky perfundim eshte nxjerre pas studimit te 2600 femrave te cilat kane lindur ne dy prej spitaleve britanike ne periudhen mes viteve 2003 dhe 2006. Studiuesit kane verejtur se gjasat qe femija te linde me ngecje ne rritje (me i vogel se pesha e pritur) ishin me te medha sa me e madhe qe ishte sasia e kafeines se konsumuar (sidomos tek shtatzenat qe kishin konsumuar dy e me shume filxhane). Edhe pse hulumtime nuk deshmoje qe kafeina ka qene faktor i ngecjes ne te rritjen e fetusit, studiuesit thone se kafeina mund ta kaloje me lehtesi placenten dhe te arrije nga nena ne fetus. Efektin mund te mos e kete kafeina, por ndonjera prej kompozimeve ne te cilat shnderrohet ajo ne organizem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›