E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa, formalitet me Kastriotin në Luz të VogëlBesa, që arriti për herë të 20-të në çerekfinale në 52 edicione që ka marrë pjesë, do të përballet me Shkumbinin, në dy sfida shumë të nxehta, duke parë dhe marrëdhëniet e tensionuara së fundi

Besa e kreu mjaft mirë formalitetin e kualifikimit në çerekfinale, duke fituar 3-0 ndeshjen e kthimit me Kastriotin Kategorisë së Parë, që luajti nga fundi i pjesës së parë me dhjetë lojtarë. Takimi u zhvillua në stadiumin simpatik të Luzit të Vogël. Ndeshja e parë e zhvilluar në Krujë kishte përfunduar po me fitoren e Besës me rezultatin 2-1.

Mesfushori me tipare sulmuese Gerhard Progri çeli serinë e golave në mintuën e 14-të, pasi një aksioni tërësisht individual. Mbrojtësi 19–vjeçar i Kastriotit, Leonard Alla u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 44-të.

Ish-lojtari i Partizanit, Gerhard Progni shënoi golin e dytë të kavajasve në minutën e 68-të falë një asisti të kosovarit Fitim Haliti.

Për të mbyllur llogaritë e takimit mendoi lojtari i Shpresave, 20-vjeçari Basjan Tragaj, i cili realizoi një eurogol në minutën e 82-të të takimit.

Besa, që arriti për herë të 20-të në çerekfinale në 52 edicione që ka marrë pjesë, do të përballet me Shkumbinin, në dy sfida shumë të nxehta, duke parë dhe marrëdhëniet e tensionuara së fundi midis dy klubeve dhe tifozerive.

KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E KTHIMIT
17 dhjetor 2008, ora 13:30

GRUPI A
BESA-Kastrioti         3-0    (2-1)
Shënues: 14’, 68’ Progri, 83’ Tragaj

ÇEREKFINALET
Vllaznia-Dinamo
Shkumbini-Besa

E Merkure, 17 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›