E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbini eliminon Apoloninë dhe gjen BesënNë çerekfinale, Shkumbini do të përballet me Besën, dikur një aleate e edicionit 2006-2007 (Shkumbini e toleroi në Kupë, dhe Besa fitoi atë vit trofeun), por sot një “armike” e betuar

Shkumbini zuri një vend midis tetë më mirave në Kupën e Shqipërisë, duke mposhtur 2-0 Apoloninë, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë nga futbollistët gjirokastritë, Arlind Nora në minutën e 70-të nga pika e bardhë dhe Fejzo Shenaj me kokë në minutën e 75-të.

Takimi i parë në “Loni Papuçiu” kishte përfunduar në barazim 0-0.

Në çerekfinale, Shkumbini do të përballet me Besën, dikur një aleate e edicionit 2006-2007 (Shkumbini e toleroi në Kupë, dhe Besa fitoi atë vit trofeun), por sot një “armike” e betuar.

KUPA E SHQIPËRISË
TURI I DYTË
NDESHJET E KTHIMIT
17 dhjetor 2008, ora 13:30

GRUPI A
SHKUMBINI-Apolonia     2-0    (0-0)
Shënues: 70’ Nora (11-m), 75’ Shenaj

ÇEREKFINALET
Vllaznia-Dinamo
Shkumbini-Besa

E Merkure, 17 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›