Besa hidhet ne sulm, kampione e merkatos se janarit
Besa eshte hedhur ne gare per te rrembyer te gjithe te pakenaqurit e fazes se pare, ne ekipe te ndryshme te Kategorise Superiore. Ekipi qe synon te rivalizoje Dinamon ne gare per titull do te kerkoje qe te "kercenoje" kryesuesit me disa perforcime te bujshme. Pas festave te Vitit te Ri, Besa eshte duke u treguar nder me aktivet ne merkato, teksa drejtuesit shprehen se jane arritur marreveshjet paraprake me rreth kater lojtare dhe do te kene perforcime te tjera, ne ditet e ardhshme, edhe gjate fazes pergatitore te dimrit. Keshtu, kavajasit pas "ok" qe moren prej mesfushorit kryesor te Skenderbeut, Shkembit, kerkojne qe te perforcohet edh me dy ish-lojtare te Apolonise, Haxhibulic dhe Ferizovoc. Te dy lojtaret jane shkeputur nga Apolonia, pas pjeses se pare te kampionatit, duke zgjidhur kontratat dhe ndodhet te lire ne merkato. Emrat e lojtareve serbe, te njohur ne kampionatin jane perfolur si perforcime te Beses, para se ata te divorcoheshin me ekipin e Apolonise. Trajneri i Beses se Kavajas eshte shprehur i bindur per perforcime te tjera dhe muaji janar sipas tij do te mjaftoje qe skuadra e drejtuar prej tij te konsolidohet plotesisht dhe te zhvilloje nje pjese te dyte me te mire. Besa do te luaje gjate janarit edhe ndeshjen e prapambetur me Skenderbeun e Korces dhe ne rast fitoreje, diferenca e saj me Dinamon kryesuese do te ngushtohet ne nente pike. Drejtuesit kavajas jane duke menduar per nje fitore me cdo kusht ndaj "ujqerve te debores" , pasi vetem ne kete menyre shprehen se do te jete me e mundshme qe te konkurohet Dinamo, kur Superiores i kane mbetur edhe 14 jave nga mbyllja e ketij edicioni.