E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, në fund të janarit priten ndryshime në qeveri

Kryeministri Nikola Gruevski së bashku me aleatin Ali Ahmeti kanë vendosur që të bëjnë ndryshimin më të gjerë që nga formimi i qeverisë në vitin 2008. Pasi u mbajt Kongresi i dytë zgjedhor i BDI-së, ku kryetar u rizgjodh Ahmeti, Gruevski nuk dëshiron që në kabinetin e tij të mbajë akoma ministrat e pasuksesshëm. Siç mëson gazeta “Lajm” nga burime të larta partiake të BDI-së, i pari në top-listën për t’u shkarkuar është ministri i ekologjisë, Nexhati Jakupi, i cili në mandatin e tij është përfolur për shumë skandale, të tilla si paaftësia e zgjedhjes së deponisë së Tetovës, skandali me mitmarrje si dhe veprimet tjera. Personi më i përfolur për të zëvendësuar Jakupin është Orhan Ramadani. Pas tij do të largohet edhe ministri i punës dhe politikës sociale, Xhelal Bajrami, i cili nuk pati aftësi t’i mbajë premtimet për zgjedhjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, mungesën e ndikimit me autoritetin e tij brenda ministrisë, kur fillimisht nuk e la të flasë shqip zëdhënësja e tij, kurse më vonë deklaratën ia mohoi edhe zëvendësministri. Në vend të Bajramit sërish do të jetë një ministër që vjen nga Kumanova, kurse gara brenda kësaj dege bëhet ndërmjet klanit të Nazmi Beqirit, i cili së fundmi përkrahet nga Ali Ahmeti dhe kryetari aktual i komunës së Likovës, Sadulla Duraku. Tre ministrat e tjerë shqiptarë nuk do të pësojnë ndryshime, përveç ministrit aktual të ekonomisë Fatmir Besimi, i cili do të bëhet ministër i transportit. Bujar Osmani mbetet sërish në shëndetësi, kurse Musa Xhaferi në pushtetin lokal. Gjithashtu, ndryshime do të ketë edhe në eshalonin e zëvendësministrave, ku do të largohen Xhevat Buçi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Lindita Qazimi nga Ministria e Arsimit. Për vendin e Qazimit konkurrojnë tre kandidatë prej brenda ministrisë edhe atë, Agim Fazliu nga Shkupi, Agim Rushiti nga Kumanova dhe Bardhyl Tushi nga  Struga. Në vend të Buçit, është zbehur mbështetja për Muhamed Ismailin, i përfolur që do të bëhet zëvendësministër, ndërkohë Xhevat Buçi do të shkojë nënsekretar gjeneral i qeverisë. Aktualisht nuk do të ketë ndryshime në postin e tre sekretarëve shtetëror shqiptarë, pasi puna e tyre është vlerësuar e suksesshme. Ndryshime do të pësojnë edhe ministrat të VMRO-DPMNE-së. Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovka do të bëhet ministre e Drejtësisë në vend të Mihajlo Manevskit, i cili shkon në pension, ndërsa në vend të saj do të emërohet Goran Trajkovski. Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Drejtësisë do të bëhet sekretare e përgjithshme e Qeverisë, Nikolla Todorv. Ndryshimet pritet të ndodhin nga 20-31 janar:Shkarkohen: Nexhati Jakupi, ministër i EkologjisëXhelal Bajrami, ministër i Punëve SocialeFatmir Besimi, ministër i EkonomisëGordana Jankullovska, ministre e BrendshmeMihajllo Manevski, ministër i DrejtësisëMile Janakievski, ministër i TransportitLindita Qazimi, zv. ministre e ArsimitXhevat Buçi, zv. ministër i BrendshëmEmërohen:Ministër i Ekologjisë, Orhan RamadaniMinistër i Punëve Sociale (?)Ministër i Transportit, Fatmir BesimiMinistre e Drejtësisë, Gordana JankullovskaMinistër i Ekonomisë, Mile JanakievskiMinistër i Brendshëm, Goran TrajkovskiZv. ministër i Brendshëm, Muhamed Ismaili (?)Zv. ministër i Arsimit, Agim Fazliu, Agim Rushiti ose Bardhyl Tushi                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›