Presidenti slloven pret ambasadorin e Kosovës në Lubjanë
Marrëdhëniet diplomatike mes Sllovenisë dhe Kosovës u vendosën dy muaj pas shpalljes së pavarësisë së kësaj të fundit më 17 shkurt. Ndërkohë, në shkurt të vitit të kaluar Sllovenia caktoi ambasadorin e saj në Prishtinë. Turk, para mbrëmjes së Vitit të Ri ishte në Prishtinë, ku u takua me përfaqësues të lartë kosovarë. Ai shoqërohej nga një delegacion i madh biznesmenësh sllovenë.