E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, kampionia kërkon ta bëjë ‘bis’

Kavajasit do tëp resin Tiranën në ndeshjen tjetër gjysmëfinale që vlen një vend për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Kampionia në fuqi, Besa, ka detyrën e vështirë që të përmbysë rezultatin e takimit të parë me 24 herë kampionët e vendit, të cilët fituan me rezultatin minimal 1-0 në kryeqytet. Për ta bërë sa më të ethshme atmosferën, presidenti Nexhat Bizhdili ka vendosur që të hapë dyert e stadiumit për të gjithë tifozët kavajas dhe nuk ka ngurruar të akuzojë drejtuesit e Tiranës se kanë hapur fjalë se do të tolerojnë ndaj Bylisit në fundjavë, duke i bërë kështu presion skuadrës së tij që të “hapë krahun” në Kupë. “Jam i informuar se Tirana po bën lojë me dy porta, duke toleruar ndeshjen kundër Bylisit, duke punuar kështu kundër nesh. I paralajmëroi tiranasit se i pret humbja në Kupë. Nëse Besa zbret një kategori më poshtë, atëherë ajo është armikja jonë më e madhe”.

Në kampin tjetër, kapiteni Andi Lila, një ish i Besës, dëshiron kualifikim dhe të gjejë në finalen e Kupës Dinamon. “Na mban në lojë rezultati i ndeshjes së parë. Gjithsesi, do të mobilizohemi maksimalisht. Do të luajmë me theks sulmues. Do ta kërkojmë vazhdimisht golin. Finalja? Do të doja të luaja kundër Dinamos”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›