E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Besa, kodi i nderit”, në Muzeun Hebraik të Bolonjës

Ekspozita shëtitëse “Besa, kodi i nderit” i fotografit hebreo-amerikan, Norman Gershman, është prezantuar edhe në Muzeun Hebraik të Bolonjës. E çelur më datë 24 janar në kujtim të 27 janarit, Ditës së Kujtesës, publikut italian i janë ofruar foto dhe dëshmi të mbledhura nga Gershman, gjatë pesë vjetëve që udhëtoi nëpër Shqipëri, duke grumbulluar materiale të rëndësishme që kanë të bëjnë me shpëtimin e hebrenjve, dëshmi të dokumentuara mes fotografive të dëshmitarëve dhe njerëzve të shpëtuar.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, znj. Suzana Turku dhe Llesh Kola, ambasadori shqiptar në Itali.

“Unë jam këtu për të konfirmuar një shenjë nderi të popullit tim, të falënderoj z. Greshman për respektin, për punën e kujdesshme në konceptimin e qartë të vlerës njerëzore, e cila ka lidhje me kurajën njerëzore...”, është shpreh gjatë këtij aktivitetit Turku.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›