E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa “mbytet” në Shkumbin. Shkelqen Mustafaraj

Kjo është kryengjarja e javës së 9-të. Shkumbini nuk fal në shtëpi. Dhe këtë e mësoi edhe Besa, që mbërrrti në Peqin pas fitores së bujshme me Partizanin (2-1), ndërkohë që lojtarët e saj, sapo ishin shpërblyer me 40 milionë lëkët e vjetra të dhëna nga presidenti Bizhdili.
Një takim i përshkuar jo nga pak tension, kur të dy ekipet e mbyllën me nga dhjetë lojtarë, pas kartonave të kuq të marrë nga Saimir Patushi (Shkumbini) dhe Zekeria Ramadani (Besa), në harkun e 60 sekondave: minutat 75 dhe 76.
Ndaj një Shkumbini, që dhe rikthehej në shtëpi pas fitores tri ditë më parë me Skënderbeun në Korcë (1-2), Besa hasi shumë vështirësi, edhe pse e mbylli pjesën e parë në barazim: 0-0.
Pjesa e dytë ishte e gjitha një spektakël për formacionin e Gugash Maganit, që nisi me penalltinë e realizuar nga Albano Byzhuti (61'), pas frenimit të 18-vjecarit Erjon Mustafaraj nga shqiptaro-maqedonasi Zekeria Ramadani, i kërkuar nga Oto Baric, për të marrë pasaportën shqiptare.
Besa u befasua, por nuk pati kohën e mjaftushme për të marrë veten, pasiu ndëshkua pikërisht nga talenti peqinas, Mustafaraj (76') i cili dyfishoi rezultatin pas pasit të artë të Klevis Dalipit, duke regjistruar edhe fitoren e 10-të Shkumbinit në 25 ndeshje me Besën, që pësoi humbjen e parë sezonale.

Shkumbini-Besa 2-0
Shenues: Byzhuti 61 (11-m), Mustafaj 75'
Karton i kuq: Patushi 75'/Ramadani 76'
Gjytare:M.Sopjani S.Zeka-L.Mustafaraj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›