E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, prova e zjarrit e bardhebluve

Dinamo është ekipi që trajneri i Tiranës, Astrit Hafizi, nuk do ta donte kurrë të përballej në këtë moment krize për kampionët në fuqi.
DIFERENCA – 14 pikë. E paimagjinueshme kur mendon se janë luajtur vetëm 8 javë kampionat. Dinamo ndryshe nga rivali i ditës së shtunë ka qenë më konstante dhe përvec gabimit të minutës së fundit me Flamurtarin (0-1) në kryeqytet, me të cilin humbi edhe Tirana në javën e parë (1-0), nuk ka lejuar më hapa falsë. Dy barazimet me Besën dhe Elbasanin janë marrë kundër kryesueses së kampionatit dhe skuadrës që e ndjek direkt. Përkundrazi Tirana ka humbur me ekipet që të paktën në letër ka qenë dukshëm fituese.
KRIZA- Të dy skuadrat vijnë në ballafaqimin e parë sezonal midis tyre nga barazime pa gola: Dinamo në "Ruzhdi Bizhuta" me Elbasanin (0-0) rival dhe Tiranë në kryeqytet me Kastriotin (0-0), që tashmë ndodhet me një pikë më shumë se 23-herë kampionët. Tekniku Hafizi (i treti sezonal për bardheblutë) e ka shprehur më shumë se një herë: "Kriza e Tiranës është mungesa e golit", në fakt Bardheblutë, të cilët në tetë javët e parë të sezonit të kaluar kishin shënuar 18 gola, gjatë këtij sezoni në po kaq javë kanë realizuar tre herë më pak, vetëm 6 gola. Dhe për ta bërë akoma më tragjike, kanë 270 minuta pa shënuar gol në ndeshjet e shtëpisë.
"JETA A VDEKJE"- Portieri i Tiranës Blendi Nallbani në prag të sfidës më rivalët e Dinamos, ka deklaruar se kjo ndeshje është për jetë a vdekje për ekipin e tij. "Do të luajmë për gjithcka, jemi në një kohë krize dhe nuk na lejohet të gabojmë më, kemi një ecuri jashtëzakonisht të keqe dhe ne të gjithë cuditemi për këtë ters që na është dhënë, por sot do përpiqemi që të bëjmë gjithcka"- thotë "Tata", i cili pas largimit të Isli Hidit në Ukrainë te Krivbasi, është alteranativa e vetme e besueshme te Tiranën.
"DRYN BLU" – Numri më i vogël i golave të pësuar – vetëm 2 në 720 minuta – është dhe treguesi që Dinamon e dallon nga ekipet e tjera, duke pasur mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Ish-portieri i Elbasanit, Elis Kotori, por dhe reparti difensiv i përbërë edhe nga ish-lojtarët e Tiranës, Allmuca e Abraham i kanë dhënë siguri trajnerit Agim Canaj të synojë gjithmonë përpara, ku në vijën e parë janë sulmues race të tillë si kroati Pejic, ish-lojtari i Apolonisë, Plaku apo dhe Pema, Kuli e Mile.
39 TITUJ - Në "Selman Stermasi" luajnë dy prej ekipeve më më shumë tituj: Tirana, 23 trofe dhe Dinamo (16). Ndeshjet midis tyre edhe pse tradicionalisht kanë pasur shumë më pak tifozë se ato kur luhet kundër Partizanit (15 here kampion) janë dalluar për bukurinë e tyre: Tirana ka shfaq grintë dhe potencë, Dinamo finesë dhe zgjuarsi.

Besa-Shkumbini
Kavajasit janë të vetmit ekip pa humbje dhe mbajnë me meritë vendin e parë. Besa do të udhëtojë në Peqin dhe kundër Shkumbinit që nuk njeh humbje në shtëpi, do të synojë të mos humbasë. Djemtë e Maganit kërkojnë të marin tre pikët brenda në shtëpi, pas suksesit të arritur në Korcë.
Partizani-Elbasani
Partizani do të përballet me Elbasanin në "Selmas Stermasi". Të kuqtë vijnë pas humbjes me Besën në Kavajë, ndërsa Elbasani pas barazimit me Dinamon në shtëpi dhe "Demat" e Xhanit kërkojnë të korrigjojnë gabimin e Kavajës sa më shpejt. Verdheblutë vijnë në Tiranë për të marrë pikë.
Vllaznia-Flamurtari
Vioresin Sinani synon kreun si golashënues dhe pas fitores së Vllaznisë 0-3 në Durrës, shkodrani kërkon të shënojë edhe ndaj Flamurtarit jo shumë të fortë në transfertë. Vlonjatët barazuan me Besëlidhjen në shtëpi. Kuqeblutë janë në kuotën e 12 pikëve, po aq si Flamurtari dhe Elbasani.
Besëlidhja-Skënderbeu
Besëlidhja e vendit të 10-të do të përballet me Skënderbeun e fundit të tabelës në Lezhë. Kjo është një mundëi e mirë për vendasit që të përforcojnë pozitat në renditje. Por edhe miqve të drejtuar nga Sejdini u duhen pikët ndaj një rivali direkt për mbijetesë në Kategorisë Superiore.
Kastrioti-Besëlidhja
Kastrioti e konsideron Teutën si mundësinë më të mirë për të arritur fitoren e tretë sezonale. Të frymëzuar edhe nga barazimi me Tiranën, krutanët e Vasil Bicit mund ta fundosin në Krujë edhe me keq Teutën që s'po gjen rehat. Durrsakët vijnë pas humbjes së trishtuar me Vllazninë në "Niko Dovana".
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 9
E shtunë, 3 nëntor
Dinamo-Tirana 14:00
B.Pashaj D.Koreshi-E.Bicaku
Partizani-Elbasani 18:00
Sh.Guce A.Pregja-S.Avdo
Shkumbini-Besa 14:00
M.Sopjani S.Zeka-L.Mustafaraj
Besëlidhja-Skënderbeu 14:00
B.Breshanaj A.Molla-M.Dervishi
Vllaznia-Flamurtari 14:00
E.Peza G.Qirici-E.Miho
Kastrioti-Teuta 14:00
A.Lulaj G.Maloku-A.Guce

Renditja
1 Besa 20
2 Partizani 19
3 Dinamo 17
4 Elbasani 12
5 Flamurtari 12
6 Vllaznia 12
7 Shkumbini 11
8 Kastroti 7
9 Tirana 6
10 Besëlidhja 6
11 Teuta 5
12 Skënderbeu 4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›