E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumania zbardh “europianët” kundër Shqipërisë

Rumania shpalli emrat e lojtarëve që luajnë jashtë vendit, për ndeshjet e radhës kundër Bullgarisë (17 nëntor) dhe Shqipërisë (21 nëntor), njëherësh edhe ndeshja e fundit për fushatën kualifikuese Euro 2008. Lojtarët e tjerë nga kampionati vendas që do të plotësojnë edhe ekipin kryesues të Grupit G do të bëhen publikë në ditët e ardhshme. Rumania do të luajnë yjet kryesore të ekipit përfshirë sulmuesin e Fiorentinës, Adrian Mutu dhe mbrojtësin e Interit, Adrian Civu. Gjithashtu të thirrur janë edhe mbrojtësi i Getafes Kosmin Kontra, Xhorxh Ogararu i Ajaksit të Amsterdamit, Gabriel Tamas i Aukseres dhe futbolisti iShakhtar Donetskut, Razvan Rat. Në mesfushë do të grumbullohet lojtari i Sienës Paul Kodrea, Laurentiu Rosu i Rekreativo Huelvas Razvan Kokis që aktivizohet në Rusi me Lokomotivën e Moskës dhe Florentin Petre, futbollist i CSKA-së të Sofias. Rumunët janë kryesuesit e grupit G me 26 pikë të grumbulluara. Tashmë ata janë kualifikuar për në finalet e Evropianit 2008 me fitoren 2-0 kundër Luksemburgut në 17 tetor. Ata kanë lënë pas edhe Holandën e Van Bastenit dhe Bullgarinë, duke treguar se janë skuadra më e mirë në grup. Vetë thirrja e lojtarëve me emër të përfaqësueses rumune tregon se përballja me kuqezinjtë nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Për Rumaninë përballja me Shqipërinë do të jetë një festë, pasi ata do të gëzojnë me publikun e tyre kualifikimin për në Evropianin e Zvicrës dhe Austrisë. Por, edhe Shqipëria do të synojë që të marrë një rezultat pozitiv nga kjo përballje, duke mos shkuar në Rumani sa për një xhiro.

"Portokallinjtë" me tre mungesa
Trajneri i Holandës, Marko van Basten do jetë pa treshen kyce në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Euro 2008, ato kundër Luksemburgut dhe Bjellorusisë. Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persi, anësori i Realit të Madridit, Arjen Roben dhe sulmuesi i Sëlltikut, Jan Venegor of Heselink, mungojnë në listën paraprake prej 26-lojtarësh. Skuadra përfundimtare do të lajmërohet, më 9 nëntor, në prag të ndeshjes së Luksemburgun, të programuar më 17 nëntor në Roterdam, përpara se "tulipanët" të udhëtojnë drejt Minskut katër ditë më pas për t'u përballur me Bjellorusinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›