E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koeman firmos me Valencian

Ronald Koeman është zyrtarisht trajneri i ri i Valencian. Holandezi firmosi një kontratë që përfundon në vitin 2010. Tekniku 44-vjecar, ish –trajneri i PSV Eindhoven, do të zëvendësojë Kike Sancez Floresin, i cili u shkarkua pas humbjes së të dielës së kaluar me Seviljen. Koeman do të debutojë në bankinën e Valencias gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Rozenborgut, e programuar të martën e ardhshme. Sot në ndeshjen e kampionatit kundër Majorkës në drejtim të skaudrës do të jetë akoma Oskar Fenandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›