Çelsi kërkon “Ronaldinjon e ri’

Celsi është në gjurmët e një "Ronaldinjo të ri'. Të mërkurën e kaluar në Rio de Zhaneiro u vëzhgua nga afër talenti i ri i Korinthians, Lulinja. Anglezët dëshirojnë ta mbyllin cështjen brenda muajit janar. "Lula", 17 vjec, është kampion i Amerikës së Jugut me fanellën e Brazilit U-17, dhe është një trekuartist që mund të luajë edhe si sulmues i dytë, pasi ka një nuahatje të shkëlqyer për gol: 12 gola në 7 ndeshje gjatë këtij sezoni. Pretendentët e tjerë për djaloshin e talentuar janë Reali i Madridit dhe Totenehemi. Palermo u tërhoq nga tratativat pasi kartoni i "Lulës" kushtonte shumë.