Besëlidhja poker me “ujqrit”. Sejdini në prag të dorëheqjes

Besëlidhja bëri një hap të madh për t'iu larguar vendeve të ftohta. Lezhjanët shpartalluan Skënderbeun 4-2, rivalin e tyre direkt për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Djemtë e Ridvan Kullit shënuan tre gola në pjesën e parë me anë të maqedonasin Petrevski (21'), Likën (24') dhe Roshin (45'). Korcarët e Faruk Sejdinit, të cilët pësuan humbjen e shtatë, shkurtuan diferencën me anë të Ngjelës në të 53' (ende golashënuesi më i mirë i kampionatit, tashmë në kuotën e 6 golave) dhe me kapitenin Ligoraq Tiko (85'). Skëndërbeu është në krizë të plotë, dhe pritet shumë shpejt që "xhaxhi" Sejdini të marrë një vendim personal për të vazhduar aventurën në bankinë korcare apo të rikhthet në kryeqytet.