Besa, me syte nga Kupa

(www.albania-sport.com) – Besa, vendi i dytë në Superligë, 39 pikë, është e vetëdijshme se titulli kampion është pronë e padiskutueshme e Dinamos, 54 pikë.
Tashmë stafi kavajas të gjitha forcat i ka vënë të Kupa e Shqipërisë, trofe të cilin e ka fituar vetëm një herë në edicionin 2006-2007 kur në finale mposhti 3-2 Teutën, kundërshtarja e radhës në javën e 22-të të sezonit aktual të Superligës.
Besa hodhi një hap të madh drejt gjysmëfinaleve të Kupës, pasi mposhti 2-0 Tiranën në ndeshjen e parë çerekfinale (gola nga Bledar Mancaku dhe Daniel Xhafaj).
Takimi kundër Teutës së vendit të 6-të, 29 pikë, paraqitet i vështirë për Besën. Në fazën e parë dy skuadrat u ndanë në një barazim 1-1 në “Niko Dovana”, ndërkohë që Teuta është edhe çerkefinaliste e Kupës përballë Gramozit modest, ndaj të cilit fitoi së fundi në kampionat 2-0.
Gjithsesi, dy presidentët Bizhdili (Besa) dhe Hasanbelliu (Teuta) kanë qenë shumë luajalë dhe të mirëkuptueshëm me njeri-tjetrin dhe hallet e dy klubev të tyre, e një barazim i dytë sezonal nuk do të ishte i paarritshëm.
Në javën e 21-të, Besa humbi në kampionat 1-0 me Dinamon, duke i dhënë fund ëndrrës për titull, përveç faktit se do të jetë skuadra kavajase e pranishme në ceremoninë zyrtare të dorëzimit të trofeut në “Qemal Stafa”, pasi në javën e 33-të e të fundit, do të jenë përballë njëra-tjetrës, Dinamo e Besa.
Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili