E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laci, 250 USD lojtarëve përpara Tiranës

(www.albania-sport.com) – Presidenti i Laçit, Pashk Laska, shpërbleu lojtarët e tij me nga 250 USD për kokë për fitoren me 3-2 me Flamurtarin, post-ndeshja e së cilës u mbërthye nga shumë polemika në media midis dy klubeve.

Laçi, një klub i themeluar në vitin 1960, është duke bërë një sezon të madh, më të mirin në historinë e tij 10 vjeçare në Kategorinë Superiore, ku për herë të parë ka marrë pjesë në sezonin 1991-1992.

Ndeshja e radhës është ajo kundër Tiranës së vendit të tretë në kryeqytet, e me të cilën e ndan vetëm një pikë pas 21 javësh të luajtura: Tirana, 32; Laçi, 31 pikë.

Në ndeshjen e fazës së parë, Laçi fitoi 1-0 në shtëpi, pas një autogoli të realizuar nga nga mbrojtësi i Tiranës, Tefik Osmani në minutën e 45-të.

Sulmuesi Arlind Nora (8 gola këtë sezon) do të jetë i gatshëm, ndërkohë që kthehet në dispozicion të trajnerit Stavri Nica mbrojtësi Jetmir Nino, ndërsa i pezulluar është Valdet Nimani.

Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›