E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësorja, Kosovë –Shqipëri 2-3

(www.albania-sport.com) – Shqipëria fitoi 3-2 miqësoren me Kosovën, falë një gol në minutën e 93-të realizuar nga sulmuesi i Vllaznisë, Bekim Bala, në prani të më shumë se 10 mijës shikuesve në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Prishtina” me rastin e dyvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Mbrojtësi i Tiranës, Ditmar Bicaj, realizoi në minutën e 4-t golin e parë të Kombëtares “B” shqiptare, përpara se Shpëtim Hasani i IFK Norkoping të barazonte për Kosovën 15 minuta më pas.

Anësori i Tiranës, Gjergji Muzaka, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 31-të, duke i çuar dy skuadrat në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1 të Shqipërisë.

Në pjesën e dytë, trajneri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, zëvendësoi Bekim Balën me sulmuesin e Flamurtarit, Odise Rroshi, për ta hedhur sërish në fushë shkodranin pas tridhjetë minutave, por kësaj radhe në vend të Emiljano Vilës së Dinamos.

Në minutën e 75-të Kosova realizoi golin e dytë me anë të Dukagjin Gashit të Drenicës, e kur dukej se miqësorja vëllazërore
do të përfundonte në barazim, ishte Bekim Bala ai që në minutën e tretë shtesë realizoi golin e fitores për Shqipërinë.

Të ardhurat e biletave nga kjo ndeshje do të shkojnë në ndihmë të familjeve të përmbytyra ne Shkoder gjate muajit janar te ketij viti.

Kosovë-Shqipëri 2-3
17 shkurt 2010

Shënues: Hasani 19’, D. Gashi 75’/ Bicaj 4’, Muzaka 31’ (p), Bala 90’+3
Gjyqtarë: Hasani, Berisha, Miranaj; Këpuska
Kartonë të verdhë: Lila, Muça (Sh)
Shikues: 10 mijë


Burimi: Albania-sport.com
E Merkure, 17 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›