E Hënë, 2 Nëntor 2026

Besa merr kreun, Tirana nuk mund as Kastriotin

Ka përfunduar java e tetë e kategorisë Superiore. Besa i ka rrëmbyer kreun Partizantit pasi ka fituar ndeshjen me demat e kuq me rezultatin 2-1. Ndërkohë, skuadra kampione e Tiranës ka shtangur sërish teksa ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen me modestët e Kastriotit. Në një tjetër ndeshje të fortë të kësaj jave Elbasani dhe Dinamo janë ndalur në një barazim të bardhë pa gola në “Ruzhdi Bizhuta”.
Në ndeshjet e tjera të javës së tetë Vllaznia ka rigjetur ritimin dhe golat e Sinanit në kampionat dhe ka fituar pastër 0-3 në Durrës. Surprizë ka qenë edhe fitorja e Shkumbinit në Korcë, ku ka thyer vendasit e Skënderbeut me rezultatin 2-1. //start//

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›