E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prokuroria kërkesë Kushtetueses: Pezulloni komisionin hetimor

Prokuroria e Përgjithshme i ka drejtuar sot një kërkesë Gjykatës Kushtetuese ku i kërkon kësaj të fundit që të pezullojë vendimin e Parlamentit për ngritjen e komisionit hetimor për Kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses theksohet se komisioni hetimor “Sollaku 2” nuk respekton Kushtetutën, është i njëanshëm dhe i varur. “Procedurat e tij po ecin me shpejtësi”, thuhet më tej në kërkesë, “për një vendim të Kuvendit i cili bart pasoja pasi prek interesa shtetërore”. Prokuroria pretendon gjithashtu se cështja është gjykuar njëherë ndaj nuk është aspak profesional objekti i punës në komision. “Kuvendi në këtë mënyrë i ka marrë kompetencat Prokurorisë së Përgjithshme”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›