E Hënë, 2 Nëntor 2026

UNCHR “shuplakë” Greqisë: Keqtrajton emigrantët

Greqia ka numrin më të lartë të emigrantëve në mbarë Bashkimin Evropian, shkruajnë mediat helene. “Cdo vit mbi 50 mijë emigrantë mbërrijnë në shtet ose tentojnë të hyjnë”, deklaroi zëdhënësi qeveritar Teodoros Rusopulos. Vetëm në shtator në Greqi janë regjistruar rreth 13 mijë emigrantë të paligjshëm. Në anën tjetër, javorja gjermane "Shpigel" publikoi se Greqia jo vetëm që refuzon të japë azil, por edhe fizikisht i terrorizon refugjatët që kërkojnë azil, e që i kap në Detin Egje. Sipas informacioneve të organizatave greke për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të UNHCR-së, roja bregdetare jo vetëm që i arreston kërkuesit e paligjshëm të azilit dhe i mban nën arrest "por edhe sistematikisht i keqtrajton dhe torturon ata, para se t`i riatdhesojë. Autoritetet në Athinë paralajmëruan hetim për akuzat e rënda.
Në vendin fqinj jetojnë reth 800 mijë emigranë shqiptarë. Shpesh herë edhe ata janë bërë pjesë e ksenofobisë dhe racizimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›