Çimka
Një ndajnatë qershori të vjetit që lamë pas, ra disa herë zilja e celularit tim nga një numër i panjohur. Të tretën herë e hapa dhe u çudita nga zëri i ngrohtë, konfidencial që shkonte madje deri në intimitet “miqsh për kokë”. Ishtë një nga të njohurit e mi të vieteve 90-të, i shquar për sasinë e madhe të “kaçurrelit” që pinte dhe për batutat absurde që lëshonte, me të cilat, shoqëria jonë e pahalle, zbavitej. Dhe ja, pas katërmbëdhjetë vitesh shfaqej sërish, me po ato fjalë lëvdonjëse, edhe pse shoqëria me të asokohe kishte qenë krejt episodike, jo e drejtëpërdrejtë, e bazuar kryesisht në gota konjaku, fërneti, cigaresh, rock-u, filmash, klishesh e sllengu rinor, si dhe gjithëfarë lloqe sehirtarësh. Kështu që shoqëri e quajmë “sa me la gojën”.Tani pas katërmbëdhjetë vitesh, gjërat nuk ishin po ato: djaloshi i dikurshëm flokëgjatë punon në një prej emisioneve televizive më të ndjekura, duke u marrë kryesisht me sansacione flagrancash, duke gjuajtur jetën private të punonjësve të shtetit dhe administratës publike, shkurt – duke përgjuar, provokuar, shantazhuar, derisa në mbrëmje, bashkë me ortakun e tij, të dy, të veshur si Bufonë, t’u marrin erzin me romuze të mëdha të gjithë kaqolave që kapin. Fiton kësodore kompania multimediale, por, thonë, fitojnë ku e ku më tepër bufonët tanë, duke ua tundur si shantazh kaqolave trofenë e kapjes gafil, gjersa këta ta mbyllin “plagën morale” me një deng bankënotash, tue drashtë me u ba “lulja e marres”.
- O Gonçe, niqo llajin, a do ma bësh ni ner lalit? – i ra drejt muhabetit i njohuri im i vjetër, kur ndjeu t’i kenë shterruar rrëketë e fjalëve giciluese (do thënë, fjalë demodé e pa kokërr krype, krahasuar me lloqet që këpuste në vitet nëntëdhjetë).
- Çfarë nderi, fole, - i them.
- Hë, për kokën tënde kaçurrele, o i madh, o i papërsëritshëm... do ma bësh?
- Po thuaje, mor burrë, ta di... mos harxho lekët e telefonit kot!
- Mos e çaj kokën se i pagun televizioni... ti ma thuaj, do ma bësh këtë nder që po të kërkoj?
- Pa ma thënë, nuk e di. Për çfarë është fjala?
- Do ma kaloç një shok të ngushtë që ka provim me ty? Quhet K.P, po e kam mik për kokë... nejse, unë ia fus kot, se e di, do ma kaloç ti... s’e harron ti Tufe shoqninë e vjetër! Ej, e ke part-tajms o burrë, vari hejbet...
- Nuk di ç‘të them, - iu gjegja në emrin e pseudonimit të tij televiziv. – Ta shohim.
- O Tufe, niqo lalin ti, epi mo’ i cop pesë sa me thy qafën se, qafsha t’mitë, osht çun i omël, flori, punon ktu te na... e ke parasysh vetë ti, mu bo havale... Ej, ti po deshe... e di vetë ti... mbytja nji shifër, se t’rri ai... niqom mu, i mba samari atij... se dhe ti do ta nxjerrësh hakun tat... jo, jo, ta thotë lali ty, osht normë, hiç mos e çaj kryt...
- Fol lirshëm se s’po të marr vesh, - e ndërpreva.
- Lirshëm vllaj, lirshëm: thuja copë, sa “Skënderbejë” të të fusë në zarf dhe “ik pirdhu!”. A ma kap llafin?
- Më vjen keq, - ia kthej, - po më mërzit shumë. – Unë të thashë, fol lirshëm, por jo të shpërthehesh krejt! Ia qite fundin...
- Jo, jo! Jo, për Zotin... më keqkuptove! Ti s’do t’i biesh karadyzenit mor lal! Kush e merr, hallal i qoftë, por (ta themi hapur tashti), kush s’vret kaplloqen, vret... k...
- E lëmë atë muhabet. Mos ma shpif!
- Ma bo hallall, Gone, iku... nuk ta zë më me gojë... të njoh unë ty... Ta quj t’kryme lali?
- Ta shohim, të thashë...
- U bo. Mbaroi. I madh je. Do pimë nji vodka ruse... Zarfin, shihe vetë, s’të hyj në parime unë, merru vesh vetë me botin...
- Ti s’më njihke fare...
- Të thashë: ma bo hallall...! Hajde, t’përqafoj fort lali. Tung, tung! Ej, mos harro Gono, e ka masnesër ky K. P-ja. Jepja të shtyrën. Tung, tung!
Të pasnesërmen u enda gjatë në kërkim të një auditori, duke përshkuar koridoret e mugëta të fakultetit me grigjën e vjeshtukëve nga pas, gjerkur në fund të njërit prej tyre, ngjitur me një banjo që të përlotte sytë me amoniak, gjeta një sallë të lirë e të bollshme. Dhashë pyetjet dhe mandej u mora me vara-vingot rutinë të vigjilencës, duke u përpjekur të mos më shpëtojë forma më e rafinuar e kopjimit (siç më kishte paralajmëruar një kolege syçelë), me blue tooth. Në fakt isha kurreshtar ta shihja vetë, se si praktikohej kjo zeje e mbrapshtë, “kënaqësi” të cilën nuk e mora atë ditë.
Dikur sosi dhe afati i përgatitjes dhe thirra studentët e gatshëm të përgjigjen. Pas një pauze të gjatë ngurruese, u çua një tip flokëshkurtër, as bjond, as brun, syhirtë, me një fytyrë kuqalashe, ovale, me mollëza, me lëkurën e faqeve gjithë shenja lie të vdekur, çehrezbërdhylët, pigment i tharë zbokthi - me një fjalë - një ndër fytyrat që mund t’i shihje njëqind herë në ditë dhe prapë të mos i njihje, t’i ngatërroje në masën e hirtë njerëzore që mbush rrugët e botës. Thonë se pikërisht këta tipa rekrutonte KGB-ja në shërbimet e saj... po nejse.
Studenti u ul përballë meje në të njëjtën tryezë, duke zgjatur paraprakisht librezën. Mandej u ul dhe gjatë gjithë kohës i mbajti duart poshtë tryezës. Sipër, puthitur për tehu të tavolinës, i dukej veçse torsi, i mbështjellë me një këmishë ngjyrë hirre të fortë dhe dërrasa konike e gjoksit i vizatohej mu si e një shkabe stemash mesjetare.
- Hë, - i them, ju mezi prisni t’ia filloni, apo jo?
Ai buzëqeshi si martir, pastaj shtoi me një zë në të shuar, duke i ngulur sytë e picërrt në cepin e tavolinës ku kishte lënë librezën:
- Puna është, presor, se unë... jam K.P.
- E pastaj?
- Si?
- Ej, ku-ku! E mora vesh si quhesh.
- Po, por... Jam ai, për të cilën ju ka folur miku juaj i televizionit...
- Nuk njoh ndonjë të tillë unë... Për kë e keni fjalën?
Ai u murrëtye, uli kokën në tavolinë dhe e zgjati drejt meje, duke nxjerrë në pah një si qafë breshke. Mandej, me një zë akoma më të ulët tha pseudonimin televiziv të të njohurit tim të para katërmbëdhjetë vitesh.
- Nuk e njoh, - thashë prerazi. – Keni për t’iu përgjigjur pyetjeve të tezës?
- Ju i keni dhënë fjalën mikut tuaj, më vjen keq... sidoqoftë hidhjani një sy librezës, presor... – tha me sytë që i shkëlqenin si maçit në shëndre.
- Natyrisht, më duhet t’ia hedh një sy, me ç‘rast, nëse ju s’keni gjë tjetër për të shtuar, t’ju pajis me një katër, - thashë, tepër i vendosur.
- Jo, presor, miku juaj nuk do t’jua falë... se... ju e dini atë fjalën: miku i mikut tim, është miku im, apo jo? Sipas kësaj formule, na takon të jemi miq...- u zgërdhi ai.
Ndërkaq kisha hapur librezën. Ndërmjet tyre, të llogaritur në masën dhe formatin e librezës qenë stivosur disa dhjetmijëshe, të cilat ia ktheva mbrasht, pa i dhënë farë rëndësie, kinse dhe i habitur:
- Si duket, e përdorkeni librezën edhe në funksion të kuletës. Zoti ua shtoftë! – kurse për vërtetësinë e formulës së miqësisë, do të ishte e udhës, t’ia nënshtronim një prove tjetër, në kushte asnjëanëse... Si thua? – thashë duke shënuar koordinatat e sakta të katrës.
- Ju, presor, sapo pretë në besë mikun tuaj, - tha ai idhtë e me zë nervoz, duke më parë ngultaz e paturpshëm.
Ndërsa përpiqesha t’i gjeja emrin në listën e studentëve që do të jepnin provim, po piqja në mendje ndonjë përgjigje lakonike që të mos më prishte qejfin, por edhe pas një kalimi të imtësishëm nuk ia gjeta emrin.
- Ju s’e keni emrin në listë, - thashë. A jeni i sigurtë që kishit provim në lëndën time?
- Të mos isha i sigurt, nuk ndërhyja me mikun tuaj, - tha thertaz K. P.
- Këtu nuk figuron, - i thashë.
- Aq më mirë... E di që ka harruar ta shënojë sekretarja. Më tha në telefon që dje, e ka gati, por kur hymë në provim, ajo ende s’kishte ardhur. Tani po shkoj ta marr vërtetimin... Megjithatë, presor, ju lutem, deri sa të kthehem unë, për hir të mikut tuaj, përpiquni të ndërroni mendje.
Pas gjysëm ore, ndërsa dëgjoja përgjigjen e një studenti tjetër, K. P, me një letër të përthyer në dorë, mu afrua dhe më një ton familjar, më pëshpëriti në vesh:
- I nderuar, presor, ju, sigurisht, keni ndërruar mendje...
- Ta shohim, - i thashë, duke ia rrëmbyer fletën nga dora.
Ishte një format i bardhë A4, krejt bosh. Kur ktheva kryet, studenti K.P kishte tërhequr derën pas vetes.
Dy muaj më vonë, në koktejlin e një prezantimi libri, një gazetar i multimedias ku punonte i njohuri im i para katërmbëdhjetë vitesh, më tërheq mënjanë e më thotë:
- Ju njihja nëpërmjet librave dhe shkrimeve, por po jua them se para do kohet, keni kaluar një rrezik të madh. Kam qenë në dijeni të një kurthi që ju sajoi televizioni ynë. Ju ka ndërhyrë një i njohuri juaj për një student, të quajtur K. P. Mandej një gazetar i stafit ka hyrë në provim dhe ju gjatë gjithë kohës, keni qenë i përgjuar me çimkë. Edhe biseda juaj në telefon, ka qenë e regjistruar. I njohuri juaj i vjetër, bashkë me kryeredaktorin e programit, kishin ideuar një skemë demaskimi, duke dubluar zërin me titra dhe duke ia faturuar këtë flagrancë morale politikës në pushtet, me idenë: ja me çfarë njerëzish qeverisin sot, ja me çfarë modeli punon arsimi demokratik etj, etj. Është merita jote që loja nuk u eci. Të përulem gjithmonë e më me respekt, - tha duke më rënë shpatullave miqësisht e babaxhançe.
Për një grimkohë, dashje-padashje, përfytyrova veten viktimë në atë festë të bujshme televizive: pathosin pervers politik, sensacionin e përzishëm të kompanisë televizive, zhgënjimin e pangushëllueshëm të njërëzve të mi të gjakut, të miqve të mi të sinqertë që më donin e më çmonin për atë që isha, idenë e tyre për mua... ose manovrëm tinëzare prej hiene të ish-të njohurit tim, prej të cilit edhe në telefon kutërbon duhma e fërnetit, shantazhin kundrejt një shume abankrotuese për shpatullat e brishta të familjes sime... por e gjitha kjo – për një grimëkohë... sepse mendja e tendosur nuk mund të shkonte më tej në këtë sforcim të kërkuar. Sepse nuk mund të ndodhte ndryshe dhe sepse ndryshe nuk do të kisha qenë unë. E, megjithatë, gjatë gjithë ditës, nuk mu nda një habi bezdisëse: më erdhi inat, pse nuk më erdhi inat.