E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa ndal Tiranën në “Qemal Stafa”, rihapet kampionati

 

Është mbyllur në barazim 1-1, supersfida e javës së nëntë të kampionatit, e zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” mes Tiranës dhe Besës. Kanë qenë dy golat e shënuar përkatësisht nga Mancaku për Besën dhe Sefa për Tiranën që kanë vendosur fatin përfundimtar të kësaj sfide. Një Tiranë e përgjumur ajo e mbrëmshmja që me vështirësi të madhe ka mundur të barazojë shifrat pas disavantazhit që ka zgjatur gati 50 minuta. Nga ana tjetër, Besa, e vendosur mjaft mirë në fushë, jo vetëm që nuk ka lejuar thuajse për asnjë moment hapësira që të mund të shfrytëzoheshin nga Tirana, por ka vënë në vështirësi disa herë ekipin kryesues. Në këto kushte, miqtë kaluan të parët në avantazh dhe e kanë ruajtur epërsinë deri në mesin e pjesës së dytë. Një lojë e fortë dhe e pastër sportive ka karakterizuar pjesën e dytë të takimit edhe pas golit të barazimit të realizuar nga bardheblutë. Ritëm ky që është kushtëzuar në minutën e 82’ të takimit kur skuadra e Besës mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Prognit. Në kushte inferioriteti numerik, verdhezinjtë në përpjekjet e tyre janë munduar të vonojnë sa më shumë lojën për të ruajtur rezultatin. Strategji kjo që në fushën e lojës i dha frytet e saj teksa Tirana në superioritet numerik nuk arriti të realizonte golin e fitores. Ka qenë tifozeria bardheblu ajo që është irrituar më shumë nga kjo taktikë e ekipit kavajas dhe ka reaguar ashpër mbi të gjitha ndaj veprimit të gabuar të trajnerit të Besës, Ilir Daja. Ky i fundit, duke reaguar ndaj një vendimi të gjyqtarit dhe gjithashtu për të vonuar lojën, ka hyrë në fushë dhe ka goditur pa drejtim një top. Veprim i pa ndëshkuar nga gjyqtari dhe vëzhguesi por që ka marrë menjëherë përgjigjen e tifozerisë bardheblu. Ka qenë ai gjest i Dajës në sekondat e fundit të lojës që ka mbyllur në mënyrën më të shëmtuar një sfidë të vërtetë sportive mes Tiranës dhe Besës.

rezultatet e renditja

Të shtunën
Vllaznia – Elbasani     2-0
Sinani 15’, Dhëmbi 58’
Partizani – Shkumbini 0-2
Rizvanolli 31’, Nora 52’
Apolonia – Dinamo     0-2
Sefa 13’, Poçi 50’
Flamurtari – Bylis     0-0
Dje
Lushnja – Teuta     1-1
Bubeqi 8’/Hysa 56’
Tirana – Besa         1-1
Sefa 63’/Mancaku 16’

RENDITJA           
TIRANA        19
DINAMO    16
SHKUMBINI    15
VLLAZNIA    15
BESA        15
TEUTA        13
ELBASANI    12
FLAMURTARI     11
BYLIS        9
APOLONIA    8
LUSHNJA    7
PARTIZANI    5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›