Në fillim erdhën për Alfredin...
Besjan Pesha
Në fillim erdhën për Alfredin...por unë nuk isha gazetar, ndaj nuk reagova. Edi Rama e kishte kërcënuar rëndë në telefon Alfred Pezën, sepse ky guxonte dhe pasqyronte lajme që kritikonin punën e tij, por unë as e njihja dhe as kisha të bëja me të, ndaj nuk luajta shumë nga vendi.Pastaj erdhën për Kokonën. Edhe ky kritikonte vijën politike të Ramës dhe nuk binte dakord me të, sepse i dukej autoritare dhe antidemokratike. Por unë as atë nuk e njihja, nuk banoj tek njësia bashkiake, që ai drejton dhe të them të drejtën pak më intereson nëse Rama ia prish apo jo shtëpinë, sepse shtëpinë time shyqyr Zotit nuk ma prish dot, e kam në kat të dhjetë.
Pastaj erdhën për Sazanin e Altinin, i kërcënuan shpirtërisht dhe ekonomikisht sepse guxuan të kritikonin politikat kundër gjelbërimit që Bashkia e Tiranës po ndiqte dhe betonizimin e pamasë të saj. Unë nuk u ndjeva, sepse edhe nuk para marr vesh nga këto punët e gjelbërimit. Sigurisht që do më pëlqente shumë që poshtë pallatit apo qoftë edhe disa apo qindra metra më tej të më zinte syri ndonjë pemë a lulishte, por jam mësuar të jetoj edhe pa to.
Erdhën edhe për Taulantin. Ai guxoi që të akuzonte vajzën e Berishës, se ishte e lidhur me grupe mafioze e po vidhte pasuritë kombëtare. Kryeministri e shau dhe kërcënoi jo vetëm Taulantin por edhe gjithë familjen e tij, por unë sërish nuk thashë gjë. Nuk fola sepse Taulantin nuk e kam qejf si politikan dhe për më tepër nuk doja të ngatërrohesha me kryeministrin. Gjithsesi edhe Taulanti nuk foli më kështu që ajo histori mu duk pa vlerë.
Erdhën për prokurorinë dikur. Por unë nuk isha prokuror e as kisha të bëja me ta. Nuk e pashë të udhës të flisja edhe pse e shikoja, që presioni që i bëhej nga Berisha nuk ishte aspak i motivuar nga dëshira për zbatimin e ligjit, por nga shqetësimi i miqve të tij mafiozë. Unë nuk reagova sepse kisha frikë. Një ditë erdhën për banorët e Gërdecit. Disa i vranë e disa të tjerë i plagosën e ata që mbetën ua prishën shtëpitë. Unë doja shumë të reagoja, por pastaj i thashë vetes ç’më duhet, unë nuk jam nga Gërdeci dhe as njoh njeri aty. Mësova më pas se aty paskësh qenë një punishte, që demontonte armë dhe se edhe baxhanaku i Berishës, që drejtonte punimet e saj kishte vdekur. As që u ndjeva. T’u bëhet mirë thashë me vete, ç’dreqin doni që merreni me armë e barut. Erdhën për Parkun e Liqenit një të diel. Liqenin e thanë dalëngadalë dhe pemët i prenë një e nga një çdo ditë. Në vend të ujit u ngritën kulla 30 katëshe e në vend të pemëve nga ato me 25 kate. Une përsëri nuk fola dhe nuk protestova, sepse nuk para dilja për vrap nga liqeni dhe as më shkonte ndër mend të lahesha në të. Më erdhi shumë keq për gjithë atë park, por nuk bërtita, mendova se do ishte harxhim kohe kot. Terrenet sportive dhe hapësirat e gjelbërta u erdhën shpejt e shpejt dhe pa shumë bujë. Më therri në shpirt që fëmijët e mi nuk do kishin ku të luanin dhe ku të stërvitnin fizikun e tyre por i thashë vetes është e kotë. Nëse këta e kanë vendosur, këta do ta bëjnë. Dhe e bënë dhe nuk mbeti më asnjë pemë në këmbë e asnjë fushë për të luajtur, kudo kulla shumëkatëshe me dy pronarë. Andej nga ditët e fundit erdhën për kushtetutën. Ia ndërruan thelbin nëpërmjet disa neneve dhe e bënë Berishën të gjithëpushtetshëm. Unë u habita dhe doja të reagoja, por pastaj u pendova. Çmë duhet thashë të merrem me këto gjëra kaq të mëdha. Nuk u ndjeva sërish. Pak kohë më vonë erdhën edhe për kodin zgjedhor, e ndryshuan edhe atë duke mos lejuar më asnjë parti tjetër përveç PS e PD që të marrë pjesë në garë. Kështu ata të dy, Rama dhe Berisha do e kishin më të lehtë që pazaret e tyre t’i çonin deri në fund pa i shqetësuar njeri. Unë përsëri nuk fola. Erdhën për LSI një ditë. Ajo kishte folur, reaguar dhe protestuar për gjithë çka unë përmenda. Ajo ishte e vetmja, që nuk u lodh as edhe një ditë së denoncuari pazaret dhe korrupsionin, që po na qeveriste ngado. U çua në protesta studentore dhe qytetare kur shpërtheu Gërdeci, u çua në protesta kur u ndryshua Kushtetuta, protestoi edhe për Taulantin edhe për Altinin e Sazanin edhe për Kokonën si dhe për Alfredin. Ajo bërtiti për gjelbërimin, liqenin e terrenet sportive. Ngriti zërin dhe luftoi fort për kodin zgjedhor dhe kërkoi mbrojtjen e demokracisë në vend. Erdhën edhe për LSI, por unë prapë nuk fola, sepse unë nuk isha anëtar i LSI. Në fund erdhën për mua. Nuk e kuptova se çfarë kisha bërë dhe kur kisha vepruar, por më thanë se ishte veprim i rëndë. Shpresova shumë që dikush të më ndihmonte, të protestonte, të revoltohej por e kuptova... tashmë nukkishte mbetur më asnjë që të protestonte për mua...i kishin kapur të gjithë... diktatorët e rinj i kishin kapur të gjithë!