E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamilton kampion bote, Masa në lot

 

Hamilton është kampioni i ri i Botës në Formula 1. Anglezi fitoi titullin botëror dy kthesa para fundit të garës. Teksa në skuderinë Ferrari po festohej fitorja e titullit nga Felipe Masa, Hamiltoni ka arritur të parakaloje Timo Gloku dhe të sigurojë vendin e pestë që i mjaftonte për t’u shpallur kampion.
Një gabim dy xhiro para përfundimit të garës mund t’i kishte kushtuar titullin për të vitin dytë radhazi pilotit britanik. Pas rifillimit të shiut dhe pit-stopeve të detyruara, Hamilton është kaluar nga Sebastian Vetel duke shuar shpresat për fitoren e titullit. Kur dukej se gjithçka mbaroi, dhe në bokset e Ferrarit po festohej fitorja e titullit, Hamilton ka arritur të kalojë pilotin Timo Glok duke u ngjitur në vendin e pestë dhe duke marrë pikët e mjaftueshme për të fituar kampionatin.
Masa
Felipe Masa fiton garën e Brazilit, por jo titullin kampion bote: “Pavarësisht se nuk fitova titullin jam shumë krenar për atë që kemi bërë. Unë dhe skuadra ime ishim perfektë dhe më vjen shumë inat që e humbëm në këtë mënyrë, por garat kështu janë. Na ngushëllon titulli i konstruktorëve”. Braziliani i Ferrarit, në konferencën që është zhvilluar menjëherë pas Çmimit të Madh të Brazilit deklaron: “Ishte një garë perfekte, çdo gjë shkoi shumë mirë. Jam shumë krenar për mënyrën sesi garova sot. Jam shumë krenar për atë që mundëm të bënim, për njerëzit që më rrethojnë dhe për skuadrën. Këto janë emocione shumë të forta që ja vlejnë ti provosh dhe jam i lumtur me atë që arrita. Në fund të garës pashë Luis-in të parakalonte, ishte një lëmsh emocionesh, megjithatë gara përfundoi ashtu siç e dimë të gjithë. Fatkeqësisht humbëm për një pikë, por jemi krenarë për të gjithë vazhdimësinë e kampionatit. Di si të fitoj dhe e pranoj humbjen, do të kemi raste të tjera”. Deri në kthesën e fundit Masa ishte kampion. Pastaj, parakalimi i Hamilton ndaj Timo Glok e ka lejuar britanikun e McLaren Mercedez të fitojë titullin. Por ndërkohë Felipe nuk harron të nderojë edhe kampionin më të ri të botës në Formula 1: “Luis ka bërë një sezon të shkëlqyer, i bëj komplimentet e mia. Ne të paktën morëm Botërorin e konstruktorëve që është një shpërblim i madh për punën e shkëlqyer që ka bërë skuadra. Edhe pse nuk kemi ruajtur një qëndrueshmëri përsa i përket paraqitjeve tona gjatë këtij viti mund të them me bindje të plotë se kemi zhvilluar një kampionat shumë të bukur”, përfundon braziliani i Ferrarit, Felipe Masa.

Pilotët

1. L.HAMILTON    98
2. F.MASSA    97
3. K.RAIKKONEN    75
4. R.KUBICA    75
5. F.ALONSO    61
6. N.HEIDFELD    60
7. H.KOVALAINEN    53
8. S.VETTEL    35
9. J.TRULLI    31
10. T.GLOCK    25
11. M.ËEBBER    21
12. N.PIQUET Jr    19
13. N.ROSBERG    17
14. R.BARRICHELLO    11
15. K.NAKAJIMA    9
16. D.COULTHARD    8
17. S.BOURDAIS    4
18. J.BUTTON    3

Konstruktorët
1. FERRARI    172
2. McLAREN    151
3. BMË SAUBER    135
4. RENAULT    80
5. TOYOTA    56
6. TORO ROSSO    39
7. RED BULL    29
8. UILLIAMS    26
9. HONDA    14

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›