E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 120 romë braktisin shkollën

 

FIER – Rreth 120 fëmijë romë kanë braktisur këtë vit shkollor në Fier. Një pjesë e madhe janë nga lagjet e Fierit, ndërsa të tjerë nga komunat përreth, por të gjithë kanë si shkak varfërinë e tejskajshme. Shifrat e larta i kanë bërë të ditura në Zyrën Arsimore vetë drejtuesit e shkollave 9-vjeçare, të cilët japin alarmin për përhapje të analfabetizmit. Kështu, vetëm në Levan, ku janë më shumë se 1 mijë banorë romë, pjesa më e madhe e tyre janë analfabetë për shkak të mungesës së arsimimit dhe kushteve sociale. Prindërit romë e kanë justifikuar këtë braktisje me faktin se nuk kanë lekë për të mbuluar kërkesat me libra dhe veshje të fëmijëve që duan të vazhdojnë shkollën. Një prej tyre, Refki Dule, thotë se dëshira e fëmijëve është e madhe, por janë të detyruar që të lënë shkollën për të punuar vetë që të nxjerrin bukën e gojës.                              m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›