E Shtunë, 31 Tetor 2026

Markezi, “do shihemi gushtin qw vjen”



"Do të shihemi në gushtin që vjen", ky është titulli i romanit të ri që është duke shkruar shkrimtari i njohur kolumbian, Nobelisti Gabriel Garsia Markez (Gabriel García Márquez). Romani i ri i Markezit fillon me këtë pasazh: “Kthehem në ishull të premten 16 gusht me tragetin e orës dy të pasdites”.

Pasi ka lexuar në publik një version të shkurtër të librit në marsin e këtij viti që po shkon në Madrid, Markez këta muaj ka punuar edhe katër tregime që besohet se do të jenë në librari në një vëllim prej 150 faqesh publikojë në pranverën e 2009. Burime nga familja thonë se është duke punuar edhe në pjesën e dytë të autobiografisë së tij. Vëllimi i parë dhe i vetëm “Jetoj për ta treguar”, ku rrëfente për vitet e tij të fëmijërisë ka parë dritën e botimit më 2002. Gjatë mujit tetor dhe nëntor Markez ishte në Los Angeles për të kuruar një tumor në prostat. Është shumë e vështirë për të mësuar ndonjë hollësi rreth botimit të romanit të ri prej rrethit të tij të afërm, pa marrë “lejen” e mjeshtrit, të cilën ai e mban vetëm për vete. Vetëm miku i tij i ngushtë gazetari kolombian José Salgar u ka treguar gazetarëve se: "Edhe argumenti i librit të ri është “dashuria”. Me këtë rast Gabo (kështu e thërrasin Markezin miqtë e tij të ngushtë) mendon që të mbyllë ciklin e romaneve të tij që e ka filluar në vitin 1985 me romanin “Dashuri në kohën e kolerës”.

Ndërsa pas njëmbëdhjetë vjet heshtje, Markez ka marrë ne telefon kësaj vere Dasso Saldivar, autorin e biografisë të tij të parë , me të cilin Gabo është ankuar duke shprehur mundimin që po kalon duke shkruar këtë roman duke i thënë se “Nuk mëson kurrë se si duhet të shkruajë, dhe se çdo roman për të është sikur romani i tij i parë”. Vetëm kaq është mësuar rreth veprës të re të Markezit që sipas miqve të tij duhet të jetë edhe romani i tij i fundit. Kaq edhe shumë, pasi Nobelisti kolumbian kërkon që të mbajë gjithçka në mister, deri në pranverë kur lexuesi do të marrë në dorë “Do të shihemi në gushtin që vjen”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›