E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stilografi i Nolit!



Historia e çuditshme e stilografit tw Nolit, si u gjend nw muzeun e vogël tw fshtatit tw Lekdushit, i cili u ruajt deri nw fund tw viteve ’80-tw; humbja dhe zhdukja pa gjurmw nw fillim tw viteve ’90-tw

Fan Noli nuk ka qënë ndonjëherw në katundin Lekdush. Ky katund i vogël, sipër fshatit Bënçë, është një karakoll i rrethuar nga male, me hone të thella e me dimër të ashpër. Deri në fillesë të viteve ’90, katundi numëronte pako gjë banorë, pak shtëpi dhe një muze të vogël. Pikërisht në këtë muze të vogël, “strehuar” nw njw shtëpi tw vjetër deri në vitet ’90 është ruajtur edhe një stilografi i Fan Nolit. Historia e këtij stilografi me të cilin ka përkthyer disa nga kryeveprat e tij në gjuhën shqipe është e çuditshme. Nolit nuk i ka rënë kurrë në vesh se në zemrën e thepisur të Kurveleshit gjendet ky katund i vogël,që do të ruante një stilograf të tij, në kohën e rregjimit komunist.

Noli, madje, nuk ka udhwtuar asnjëherë, as kur ishte kryeministwr, i ardhur në fuqi me rebelimin e qershorit të vitit ’24, në këtë katund të vogël në jug të vendit.

Në këtë katund të vogël, pra nw Lekdush, fare pranë bustit të heroit të këtij fshati, Mustafa Matohitit u ngrit një muze në vitet ‘80. Muze të këtij lloji, ishin ndërtuar, binjakë, në gjithë fshatrat dhe qyteteve shqiptare të kësaj kohe. Duke iu kthyer retrospektivws sw jetws sw Nolit kujtojmë vitet e vrullshme tw tij, si politike ashtu edhe si përkthyes, deri nw largimin e tij nw Amerikw duke iu përkushtuar krijimit tw kishës shqiptare atje.

Me kwtw jetw tw vrullshme lidhet edhe stilografi i Nolit, ngjyruari tw praruar qw “udhëtoi” vite mw vonw nw muzeun e padëgjuar.

Si u gjend ky stilograf nw kwtw muze? Një banor i këtij fshati me emrin Reiz Bega, wshtw arratisur nga Shqipwria pwr nw SHBA nw kohwn e lufws anglo-amerikane. Nw vitet ’80-tw nw Nju Jork Bega gjendet nw krye tw shoqatës “Naim Frashwri”.

I ardhur nw Shqipwri nw vitet e diktaturës, familja e tij pwsoi internime duke u degdisur nw fshatin e largët tw Lekdushit. Ardhja e Reiz Begws nw kwtw fshat, dhe dorëzimi i stilografit tw Nolit, muzeut tw Lekdushit, dhe jo atij kombëtar ndonwse duken jo shumw tw arsyetuara, njw gjw tw sigurtw kanw nw themel; stilografi ishte i Nolit, qw i mbeti këtij muzeu deri nw fillim tw viteve ’90-tw. Prej kësaj kohe stilografi wshtw zhdukur nga arkivat e muzeut tw Lekdushit dhe askush nuk e di se kush e ka vjedhur, dhe kush e ka marrw. Por ka tw dhwna tw sigurta se stilografi i Nolit ka qenw aty deri nw fund tw viteve ’80-tw. Mw pas nuk u pa mw.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›