E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bubeqi, një gol për formalitetin e Shkumbinit

Ka qenë një formalitet dhe e tillë ka rezultuar ndeshja e kthimit të turit të 16-shes së Kupës së Shqipërisë, e luajtur sot në fushën neutrale të Stadiumit "Loni Papuciut" të Fierit, ku Shkumbini ka fituar minimalisht, 1-0, ndaj Flamurtarit, që erdhi në këtë takim thuajse i dorëzuar, pasi takimin e luajtur në fushën e vet të adoptuar, në stadiumin "Adush Muca" të Ballshit, e kishte humbur me rezultatin e thellë 4-1. Dorian Bubeqi ka gjetur rrugën e rrjetës për "vendasit", katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke vulosur vendin e Shkumbinit në tetëshe.

SHKUMBINI 1
Flamurtari 0
Shënues: Dorian Bubeqi 49'
Gjyqtarë: Abeshi, Lamce, Bimi
Stadiumi "Loni Papuciu", Fier
(Rezultati i përgjithshëm: 5-1)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›