E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa, pa respekt per "hallën" Teutë Kavajasit e eliminuar nga Kupa e Shqipërisë nga ana e Shkumbinit, pas autogolit fatal të Sokol Ishkës në limitin e takimit, tani ndodhen vetëm një pikë larg peqinasve, që renditen pas tri skuadrave të mëdha

Me një gol në çdo pjesë, Gerhard Prognit në minutën e 9-të dhe Fitimi Haliti në të 85’, Besa “pronësoi” tri pikë të mëdha në derbin me Teutën (2-0).

Kavajasit e eliminuar nga Kupa e Shqipërisë nga ana e Shkumbinit, pas autogolit fatal të Sokol Ishkës në limitin e takimit, tani ndodhen vetëm një pikë larg peqinasve, që renditen pas tri skuadrave të mëdha Tirana, Vllaznia e Dinamo.

Interesant është një fakt, se dhe në takimin e fazës së dytë kundër Teutës të fituar nga Besa në “Niko Dovana” (1-0), golin e vetëm të takimit e shënoi kosovari Fitim Haliti (4 gola me fanellën verdhezi këtë sezon).

Në tre takimet e këtij sezoni Besa ka marrë 7 pikë me Teutën, ndërkohë që durrsakët kanë arritur të grumbullojnë vetëm një pikë me kavajasit, në barazimin 1-1 të fazës së parë.
 
Duke iu referuar edhe njëherë statistikave, kjo ishte fitorja e 35-të e Besës në 126 ndeshje me Teutën (52 fitore, 39 barazime).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 25
21.03.2009, ora 15:30

Tirana-Apolonia         2-0
Vllaznia-Flamurtari    3-1
Dinamo-Elbasani        2-0
Shkumbini-Partizani    0-1
Besa-Teuta         2-0
Lushnja-Bylis         1-0

E Shtune, 21 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›