E Diel, 1 Nëntor 2026

Bubeqi nxjerr Lushnjën nga “vdekja klinike” Sulmuesi kavajas Dorian Bubeqi, golashënuesi më i mirë i sezonit 1997-1998 (26 gola me fanellën e Shkumbinit), është heroi i Lushnjës, pasi në dy ndeshjet e fundit me golat e tij kundër Teutës një ja

Goli i Dorian Bubeqit pas pesëmbëdhjetë minutave lojë, i mjaftoi Lushnjës për të fituar me rezultatin minimal me Bylisin (1-0), që nga e tij luajti për gati 50 minuta lojë me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit më karton të kuq të Bledar Hodos (41’).

Sulmuesi kavajas Dorian Bubeqi, golashënuesi më i mirë i sezonit 1997-1998 (26 gola me fanellën e Shkumbinit), është heroi i Lushnjës, pasi në dy ndeshjet e fundit me golat e tij kundër Teutës një javë më parë dhe tani kundër Bylisit, i ka dhuruar gjashtë pikë të mëdha verdhejeshilëve.

Për 30-vjeçarin Dorian Bubeqi, i cili më parë ka luajtur edhe për Bylisin (2001-2002 dhe 2003-2004)ky ishte goli i tij i pestë sezonal në 24 ndeshje të aktivizuar me Lushnjën gjatë edicionit 2008-2009.
 
Me këtë fitore, Lushnja, tashmë në kuotën e 25 pikëve doli përkohësisht nga “zona e vdekjes klinike”, pasi tani ka lënë pas Apoloninë (24) e Bylisin (23).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 25
21.03.2009, ora 15:30

Tirana-Apolonia         2-0
Vllaznia-Flamurtari    3-1
Dinamo-Elbasani        2-0
Shkumbini-Partizani    0-1
Besa-Teuta         2-0
Lushnja-Bylis         1-0

E Shtune, 21 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›