E Diel, 1 Nëntor 2026

Maho, “golden goal” për PartizaninFitorja e Partizanit ishte njëherësh edhe vetmja nga ekipet udhëtuese në gjashtë takimet e javës së 25-të, të dominuar nga fitoret e ekipeve vendase.

Rezart Maho, me golin e pabesueshëm të tij në minutën e 94-t në fitoren 1-0 të Partizanit me Shkumbinin në Peqin, i çoi të “Kuqtë” pas ndeshjeve të javës së 25-të në “mesin e artë” të Kategorisë Superiore, duke lënë pas vetes jo pak, por pesë të tilla. Një “marshim madhështor” i Partizanit në pjesën e dytë të sezonit, kur në 8 javët e vitit 2009, ka arritur 6 fitore.

Fitorja e Partizanit ishte njëherësh edhe vetmja nga ekipet udhëtuese në gjashtë takimet e javës së 25-të, të dominuar nga fitoret e ekipeve vendase.

Shkumbini i kishte fituar të dyja takimet e para sezonale: 2-0 në “Qemal Stafa” (në fazën e parë) dhe 1-0 në Peqin (faza e dytë), por Partizani gjeti forca me anë të zëvendësuesit Rezart Maho, të siguronte jo vetëm fitoren e parë kundër Shkumbinit gjatë këtij sezoni, duke i shkaktuar edhe humbjen e dytë në peqinasve në 13 takime të luajtura në shtëpi, teksa më parë e kishte bërë këtë gjë Lushnja (2-1, java e 6-të)

Ajo që e bëri edhe më tragjike humbjen e Shkumbinit me Partizanin, dy skuadra aspak miqësore me njëra-tjetrën për vetë kalvarin e incidenteve që kanë shoqëruar përplasjet e tyre, ishte fakti se goli i sekondave të fundit u shënua nga një ish-lojtar i peqinaseve, Rezart Maho ka luajtur me Shkumbinin në pjesën e parë të sezonit 2005-2006.

24-vjeçari Maho, një nga pesë prurjet dimërore të Partizanit, sa herë është aktivizuar nga trajneri Shpëtim Duro, ka mundur që me lojën e tij, asistët ka ndryshuar ritmin e lojës së të kuqve

Partizani nuk fitonte në Peqin nga sezoni 2006-2007, më saktë më 14 tetor 2006, kur të kuqtë fituan 2-0 falë golave të realizuar nga braziliani Leandro, çka solli më pas edhe pezullimin e fushës së Shkumbinit për 6 javë kampionat.

Me tri pikët e mëdha të fituara në Peqin, Partizani duket se ka dalë përfundimisht jo vetëm nga kriza e rezultateve, por tashmë ai “realitet i hidhur” i pjesës së parë të sezonit, duket se është një kujtim i largët.

Me një trajner ambicioz në bankinë, si Shpëtim Duro, i cili ka përvetësuar dijet e mëdha të ish-trajnerit të Kombëtares, teknikut Oto Bariç (40 vjet si trajner, mbi 2000 ndeshje të drejtuara), Partizani mund të synojë fitimin e Kupës së Shqipërisë, parë dhe faktin se midis tij e Flamurtarit do të zhvillohet në një ndeshje e re çerekfinale në këtë kompeticion.

Për Partizanin kjo ishte fitorja e 17-të në 37 ndeshje historike me Shkumbinin (14 fitore, 6 barazime), ndërkohë që goli i Rezart Mahos ( i pari i tij sezonal me të kuqtë) është rrjeta e 47-të historike “demave” në portën e Shkumbinit.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 25
21.03.2009, ora 15:30

Tirana-Apolonia         2-0
Vllaznia-Flamurtari    3-1
Dinamo-Elbasani        2-0
Shkumbini-Partizani    0-1
Besa-Teuta         2-0
Lushnja-Bylis         1-0

E Shtune, 21 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›