E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF, sekretari Prodani: Të kënaqur nga vendimi “Ne jemi në dijeni të këtij vendimi dhe padyshim që është një lajm i mirë për të gjithë talentet shqiptare, të cilët për shkak se janë aktivizuar në ekipe të rinjsh të kombëtareve të tjera, nuk ka

Jetmir Halilaj (Panorama Sport) - Federata Shqiptare e Futbollit e ka mirëpritur vendimin e FIFA-s, ndonëse është skeptike për efektet konkrete që do të japë ky ndryshim i rregullave te lojtarët nga trojet shqiptare dhe ato të Kosovës. Sekretari i përgjithshëm i federatës, Eduard Prodani, ka pohuar se është në dijeni të këtij vendimi dhe se gjatë javëve të ardhshme. institucioni i futbollit do të angazhohet maksimalisht edhe në këtë drejtim. “Ne jemi në dijeni të këtij vendimi dhe padyshim që është një lajm i mirë për të gjithë talentet shqiptare, të cilët për shkak se janë aktivizuar në ekipe të rinjsh të kombëtareve të tjera, nuk kanë mundur të konkurrojnë për një vend në përfaqësuesen tonë, – tha për ‘Panorama Sport’, Prodani. – Ne do të jemi të hapur për të gjithë talentet që i kanë mundësitë që t’i bashkohen përfaqësueses shqiptare, që t’iu krijojmë atyre mundësinë për të garuar denjësisht për një fanellë kuqezi. Në mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv, që me shumë gjasa do të realizohet javën e ardhshme, do të diskutohet gjerësisht për këtë çështje”. Numri 2 i FSHF-së ka premtuar se do të hartohet një projekt afatgjatë për sa i përket afrimit të të rinjve të talentuar në radhët e Kombëtares shqiptare. U bë kohë që zyra e sektorit të ekipeve kombëtare në FSHF funksionon me shefa “part-time”, për shkak të lëvizjeve të shpeshta të titullarëve të këtij sektori. “Kemi hartuar një projekt konkret dhe afatgjatë në lidhje me zbulimin e lojtarëve të rinj. Jo vetëm me ata që luajnë në kampionatin tonë, por edhe me futbollistët që aktivizohen në vende të tjera. Nuk mund të jap tani detaje specifike, sepse më parë ky projekt duhet të miratohet edhe nga Komiteti Ekzekutiv, por është e sigurt se në të ardhmen federata do të jetë e angazhuar maksimalisht në këtë drejtim”, ka shtuar Prodani.

E ardhmja, rreziku për të humbur Canën & CO

Ekziston mundësia që lojtarët nga Kosova të largohen nga Kombëtarja shqiptare në të ardhmen. Kjo, për shkak të rregullit të FIFA-s, i cili i lejon futbollistët e një vendi të ri, që pas pavarësisë së vendit të tyre, të mund të rikthehen në përfaqësuesen mëmë. Deri tani të gjithë kuqezinjtë kosovarë kanë lënë të kuptohet se nuk kanë ndërmend të largohen, por gjithsesi përgjigja e tyre ka qenë shumë diplomate. “Po, ekziston mundësia që ata të largohen, por kjo mbetet në dëshirën dhe në vullnetin e tyre”, ka pohuar sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Prodani.

E Shtune, 13 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›