Masa ndaj Lushnjes dhe Bylisit
Komisioni i Disiplines, me vendimet e djeshme ka marre masa pas disa problemeve qe jane shfaqur ne Kategorine e Pare. Keshtu trajneri i ekipit te Lushnjes, Artan Bano, per fyerje te arbitrave denohet me 3 ndeshje pezullim, si dhe gjobitet me 50.000 leke. Lojtari i Lushnjes, Dorian Bubeqi, per ofendim ndaj arbitrave denohet me 2 ndeshje pezullim si dhe gjobitet me 30.000 leke. Lojtari i Bylisit, Amarildo Dimo, per ofendim te publikut denohet me dy ndeshje pezullim, si dhe gjobitet me 30.000 leke. Drejtuesi i Bylist, Elidon Fejzaj, per gjeste fyese dhe provokuese ndaj arbitrave, denohet me kater ndeshje pezullim dhe gjobitet me 50.000 leke gjobe.