Besa "provon" Evropën, Skënderbeu bie nga kategoria
Ndryshimi i pankinës i ka sjellë fat Besës, e cila pas largimit të Sulejman Starovës ka rigjetur veten dhe vendin e tretë, duke qenë tashmë pretendentja kryesore për të marrë pjesë në Kupën Intertoto në sezonin e ardhshëm. Pas fitores me Tiranën një javë më parë, kavajasit kanë mundur dje edhe Skënderbeun, duke mbajtur vendin e tretë në renditje. Pritej të ishte një takim i lehtë për vendasit, të cilët luanin përballë ekipit që dje "siguroi" matematikisht rënien në Kategorinë e Parë. Por ngjarjet nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin nga kavajasit, pasi Skënderbeu ka bërë rezistencë, duke shfrytëzuar edhe faktin që kavajasit kishin shumë mungesa në formacionin titullar për shkak të dëmtimeve apo pezullimeve.
Që në fillimin e takimit, Besa ka kontrolluar lehtësisht lojën, duke u shfaqur shumë herë para portës së mbrojtur nga Llapanji, por Mihani gabon disa herë, ndonëse i harruar i vetëm nga mbrojtja kundërshtare. Pjesa e parë është një dialog i vazhdueshëm i sulmuesve të Besës me portierin korçar, por ky i fundit arrin të neutralizojë çdo tentativë të ekipit vendas. Pavarësisht epërsisë dhe rasteve të krijuara, kavajasit nuk arrijnë të shënojnë dhe pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. Haxhija vendos të bëjë disa ndryshime, duke aktivizuar në pjesën e dytë disa prej titullarëve, por përsëri paraqitet një situatë e njëjtë, me kavajasit që tentojnë të shënojnë dhe Llapanjin që frenon në të gjitha mënyrat tentativat e tyre. Për më tepër, korçarët i afrohen shumë një goli të bujshëm me anë të Shtupinës, i cili shfaqet rrezikshëm para portës, por pa arritur të kalojë Zendelin që shpëton katërkëndorin. Për të zgjidhur të gjitha problemet mendon Mancaku, i cili në minutën e 77-të pengohet në zonë nga Kokona, duke fituar një 11-metërsh. Vetë fantazisti durrsak i Besës ekzekuton saktësisht, ashtu si një javë më parë përballë Tiranës, duke shënuar golin që do të rezultojë vendimtar në fitoren 1-0. Pas këtij goli, kavajasit administrojnë qetësisht rezultatin që i jep garancinë e qëndrimit për një tjetër javë në vendin e tretë në renditje. Besa do të ketë javën e ardhshme një transfertë të vështirë në Shkodër përballë Vllaznisë, duke e ditur që fitorja do të jetë e vetmja mundësi për të qëndruar në këtë pozitë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën Intertoto.