Klodian Duro nënshtron Vllazninë
Super Tiranë dhe një super Duro nënshtrojnë Vllazninë. Bardheblutë kanë triumfuar me rezultatin tenistik 5-1 në "Selman Stërmasi" me Vllazninë, ndërkohë që mesfushori i kombëtares ka shkëlqyer duke realizuar tre gola në portën e Grimës. Për shkodranët kjo është humbja më e thellë e këtij sezoni, pasi në humbjet e mëparshme ata kishin pësuar më shumë gola vetëm në sfidën e vlefshme për javën e 18-të me Kastriotin (takim i mbyllur në shifrat 3-1). Për Tiranën kjo fitore është edhe një formë hakmarrjeje për përballjen e javës së 17-të me shkodranët, ku në "Loro Boriçi" Vllaznia kishte fituar 4-1. Pikërisht ajo sfidë ishte bërë "shkaktare" për "prerjen e kokës" së teknikut Astrit Hafizi, largimi i të cilit u zyrtarizua pas barazimit 2-2 një javë më pas me Elbasanin (në fakt diferenca kohore ishte një muaj, pasi kampionati ishte ndaluar për fazën përgatitore të muajit janar).
Loja fillon me bardheblutë në avantazh vetëm pas gjashtë minutave lojë, ku Daniel Xhafaj shfrytëzon maksimalisht një pasim të Jahmir Hykës. I ndodhur i vetëm në zonë, sulmuesi ka pasur kohën të kontrollonte topin dhe më pas të mposhte pa problem Grimën. Pjesa e parë vazhdon me vendasit në sulm, ndërsa i talentuari Hyka ka qenë rreziku kryesor për mbrojtjen kuqeblu. 20-vjeçari krijon për shokët e gjuan nga të gjitha pozicionet, pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Vllaznia përpiqet që të reagojë, megjithatë devijimi me kokë i Sukajt frenohet nga traversa. Ky moment shërben si sinjal alarmi për Tiranën, që hidhet në kërkim të golit të dytë, por Grima mban gjallë shpresat e miqve. Në fraksionin e dytë të lojës hyn në skenë Klodian Duro: mesfushori i kombëtares shënon në të 52-tën, duke shtyrë drejt rrjetës një pasim mjaft të mirë të Xhafajt. Goli i jep siguri bardhebluve, por shtylla e Sukajt vetëm pak çaste më vonë, shërben që t‘i kujtojë skuadrës së Memës se sfida ende nuk mund të quhet e mbyllur. Në të 70-ën, Tirana realizon edhe golin që mbyll virtualisht ndeshjen, pas një goditje të jashtëzakonshme nga distanca e Duros, që nuk i lë asnjë mundësi reagimi Grimës. 7 minuta më pas, Duro fiton një 11-metërsh, të cilin e ekzekuton vetë dhe thellon avantazhin në 4-0. Në minutat e mbetura ka pasur kohë edhe për festën e Arapit. Mesfushori shfrytëzon gabimin e Elvin Beqirit (të futur në lojë në të 68-tën) dhe pasi sheh pozicionimin e Grimës larg shtyllave, lëshon një parabël që përfundon në rrjetë. Pa asnjë shans për të përmbysur shifrat, skuadra e Haxhiosmanoviç tenton të shënojë të paktën golin e nderit, por sërish traversa ka shpëtuar Osmanin, pas gjuajtjes të fuqishme të Kaçit. Kur gjithçka dukej e përfunduar, shkodranët shënojnë me Sukajn, gol që vulos rezultatin final 5-1. Me këtë fitore Tirana mbetet në garë për vendin e tretë: aktualisht skuadra e Memës renditet e katërta me 46 pikë, vetëm 1 pikë larg Besës. Ndërkohë që shkodranët kanë konfirmuar se kampionati për ta është mbyllur dhe objektivi i vetëm është Kupa e Shqipërisë.