Elbasani-Partizani, përsëri vetëm 0-0
Duket se Elbasani dhe Partizani nuk arrijnë të gjejnë një ftuese në ndeshjet që kanë zhvilluar në këtë edicion. Për të tretën herë në sezonin 2007/08, dy ekipet janë ndarë në barazim pa gola, duke caktuar "revanshin" për edicionin e ardhshëm. Ndonëse loja ka folur më shumë për Partizanin, rezultati u ka shërbyer më shumë vendasve, të cilët kanë qetësuar disi tifozerinë e irrituar pas rezultateve të fundit të skuadrës së drejtuar nga Alimehmeti. Në fakt, ultrasit e skuadrës nuk janë paraqitur në stadium, duke e menduar këtë ndeshje si të manipuluar në favor të skuadrës kryeqytetase që lufton për titull. Por fusha e lojës ka treguar të kundërtën, pasi Elbasani ka rezistuar gjatë 90 minutave duke mos i krijuar mundësinë Partizanit që të kapë vendin e parë në renditje.
Në fakt, loja e Elbasanit që në minutat e para të ndeshjes la shumë për të dëshiruar, duke shtuar pakënaqësinë e tifozëve të cilët bënë thirrje që skuadra të reagonte në fushën e lojës. Partizani rrezikon disa herë portën e mbrojtur nga Toçi, i cili bën dy pritje spektakolare ndaj gjuajtjeve të Bakajt, më i rrezikshmi në radhët e të kuqve. Sulmuesi provon në të gjitha mënyrat të gjejë rrugën e rrjetës, si me këmbë, ashtu edhe me kokë, por në të gjitha rastet nuk arrin të kalojë gardianin e verdhebluve. Kundërpërgjigjja e Elbasanit në pjesën e parë vjen vetëm me një gjuajtje të Fjodor Xhafës, e cila përfundon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Shehi. Më pas, është përsëri Partizani që rrezikon, me Muzakën që harkon në zonë për Bakajn, por gjuajtja me kokë e këtij të fundit ndalet nga Toçi.
Në pjesën e dytë, Elbasani zgjohet dhe provon në të gjitha mënyrat të shënojë golin e avantazhit në portën e të kuqve. Ardian Nuhiu provon dy herë brenda pak minutash të dërgojë topin në portën e Shehit, por gardiani i të kuqve arrin të devijojë sferën, duke shpëtuar skuadrën e tij. Elbasanasit nuk janë të saktë as në goditjet standarde, arma e tyre më e fortë në këtë sezon. Mundësinë më të mirë e ka kapiteni Ahmataj, i cili në minutën e 64-t, ndonëse i vetëm në zonë, gjuan me kokë jashtë kuadratit. Megjithatë, euforia e vendasve bie shpejt dhe Partizani rimerr kontrollin e lojës, duke kërkuar me ngulm një gol që do ta ngjiste me pikë të barabarta në vendin e parë. Pesë minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari zhvillohen kur në Peqin kishte mbaruar gjithçka, por të kuqtë nuk shfrytëzojnë as këtë "avantazh" të vogël, duke mos arritur të shënojnë, për të humbur një shans shumë të mirë që t‘i bashkohen kreut. Derbi i javës së ardhshme do të jetë mundësia më e mirë për t‘iu kthyer fitoreve dhe për të treguar nëse skuadra e Likës mund të jetë realisht një pretendente për titull.