Besa rifillon sot stërvitjen me disa mungesa
Kavajë - Dita e sotme shënon edhe rifillimin e stërvitjes për skuadrën e Besës së Kavajës. Në dispozicion të teknikut, Ilir Daja, nuk do të jenë të gatshëm disa futbollistë, ata kosovarë dhe maqedonas. Driton Krasniqi, Liridon Leci dhe Fitim Haliti, vazhdojnë të qëndrojnë akoma në Kosovë. Në Kavajë nuk janë rikthyer akoma as shqiptaro-maqedonasit, Suad Zendeli dhe Bilal Velia.
Fazën e plotë përgatitore skuadra e Besës do ta zhvillojë në Malin e Zi. Lidhur me merkaton e janarit presidenti Bizhdili premton katër afrime të reja.
Fazën e plotë përgatitore skuadra e Besës do ta zhvillojë në Malin e Zi. Lidhur me merkaton e janarit presidenti Bizhdili premton katër afrime të reja.