E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo kërkon blerjen e plotë të Sebino Plakut

Tiranë - Skuadra e Dinamos kërkon të marrë kartonin e plotë të sulmuesit të saj, Sebino Plaku. Kartoni i lojtarit zotërohet nga skuadra norvegjeze e HamKamit, e cila ka një kontratë 3-vjeçare me futbollistin shqiptar. Për këtë çështje, sulmuesi më i mirë i Dinamos në pjesën e parë të kampinatit ndodhet në Norvegji për të zgjidhur kontratën. Plaku ka arritur të shënojë në fazën e parë 8 gola me skuadren e Dinamos.

Më datë 12 janar kampionët e Shqipërisë do të fillojnë fazën përgatitore në Antalja të Turqisë. Dinamo do të qëndrojë 2 javë në qytetin bregdetar turk, dhe atje pritet të zhvillojë tre ndeshje miqësore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›