Kupa e Shqipërisë, nesër ndeshjet e kthimit të turit të dytë

Nesër, në 16 stadiume dhe fusha sportive të vendit do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë për edicionin e 64-t të saj. Në ndeshjet e para surprizat nuk munguan, madje ndonjë rezultat shkoi përtej cdo përfytyrimi, kur Cakrani i Kategorisë së Dytë "dhunoi" kryeqetasit e KF Tirana me fitoren historike 1-0. Panorama e grupeve krijon shanse për të gjitha skuadrat për të kaluar në turine tretë, me përjashtim të ndonjë ekipi që fitoi thellë në ballafaqimin e parë.
Në Grupin 1, Dinamo fitoi kundër Ilirisë 3-2 dhe ndoshta trajneri Sejdini do ta impenjojë shumë pak skuadrën e tij të parë në prag të ballafaqimit me Shkumbinin kryesues të Kategorisë Superiore.
Turbina regjistroi një fitore të thellë me Pogradecin, 7-2. Cërrikasit shënuan shtatë herë në portën e liqenorëve në ballafaqimin e tyre të parë historik me pogradecarët. Elbasani, kampioni në fuqi i Shqipërisë dhe 2 herë fitues i Kupës barazoi me Dajtin 1-1 në transfertën që u luajt në Kamëz, dhe të mërkurën do të kërkojë kualifikimin më një numër të madh golash për të hequr dhe atë përshtypje të negative që po krijon në kampionat. Sopoti dhe Shkumbini arritën një barazim ku u shënuan katër gola, nga dy për cdo ekip. Shkumbini në Peqin nuk e llogarit fitoren. Burreli i kategorisë së parë barazoi në shtëpi me Flamurtarin e Superligës 0-0, ndërsa në ndeshjen e kthimit, Flamurtari i tronditur edhe nga ngjarjet e ndeshjes së fundit me Teutën do të bëjë c'është e mundur për të arritur një kualifikim pa shumë probleme. Laci u mund në shtëpi nga "vëllai" i madh, Kastrioti me rezultatin 2-1, kështu që vetëm ndonjë surprizë mund t'i largojë krutanët nga vazhdimi i metejshëm i Kupës së Shqipërisë. Tepelena dhe Skënderbeu, dy ekipe që militojnë në Kategorinë e Parë, e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen, ndërkohë që Skënderbeu do të kërkojë të shfrytëzojë në maksimum avantazhin e fushës.
GRUPI 1: Ndeshjet e vajtjes
1. Dajti - Elbasani 1-1
Golat: Meta 65'/ Anicet 28'
2. Iliria - Dinamo 2-3
Golat:Maloku 65', 87'/ Ishka 20, Qorri 40', 75'
3. Egnatia Besa 0 – 5
Golat: 18' Elokan, Veliaj 39', Xhihani 43', 62', Abanda 55'
4. Sopoti – Shkumbini 2-2
Golat: Rama 75', Elezi 81' (pen)/ Ndoni 59', Rizvanolli 70'
5. Burreli - Flamurtari 0-0
6. Sopoti – Shkumbini 2-2
Golat: Rama 75', Elezi 81'/ Ndoni 59' , Rizvanollit 70'
7. Tepelena – Skënderbeu 1-1
Golat: Gaba 87' (p)/ Frashëri 82'
8.Turbina – Pogradeci 7-2
Golat: 10' Uka; 25' Sula; 41' M. Metaj; 52' Cela; 58' Shtrepi; 70' Shtrepi; 90+1 Cekrezi/Haxhillari; 78' Binishi; 79'
Grupi 2
Ekipi modest i Cakranit me fitoren ndaj fitueses së fundit të Kupës së Shqipërisë, Tiranës (1-0). Goli i Kalemit në minutën e 2-të do të mbahet mend përjetësisht në qytezën e vogël të rrethit të Fierit. Të gjithë presin se sa "ballë" do të jëtë tërmeti që do të shkaktojë furia e bardhebluve mbi modestët nga Cakrani.
Partizani fitoi 2-1 me Gramozin në Ersekë. Golat për skuadrën e Neptun Bajkos që kishte përzgjedhur një "formacion" eksperimental u shënuan nga të rinjtë Bakaj dhe Aga. Edhe të mërkurën Partizani do të rreshtojë një ekip të dorës së dytë, teksa me mendje do të jetë te ndeshja me Tiranën, ndeshje që do të flasë shumë për vendin e parë në Kategorinë Superiore. Vllaznisë veriore fitoi në transfertën me Sarandën e ekstremit jugor të Shqipërisë me rezultatin 3-1, dhe ndeshja e kthimit pritet të jetë një ndeshje kontrolli kualiduese për ekipin e gjermanit Shulze, aq më tepër kur vjen nga humbja 3-1 me Peqinin dhe pas një serial gjobash ndaj futbollistëve.
Teuta e Sul Starovës fitoi 1-0 në transfertë me Gramshin në ndeshjen e parë historike midis dy ekipeve. Ndeshja e kthimit nuk pritet të jetë dhe aq një formalitet i thjeshtë për durrsakët.
Bilisht Sport e mposhti Apoloninë e Fierit me rezultatin 1-0 në ballafaqimin e tyre të parë për Kupën e Shqipërisë, ndërsa në ndeshjen e kthimit ekipi i Koco Kokëdhimës, që ndodhet ne vendin fundit në tabelën e klasifikimit, kërkon me patjetër kualifikimin, pasi askush nuk mund të tolerojë më një dështim tjetërr.
Besëlidhja e Lezhës mposhti në shtëpi Luftëtarin me rezultatin 2-0. Ndeshja në stadiumin "Gjirokastra" pritet të jetë e fortë dhe ekipi i Ilir Spahiut kërkon të dëshmojë se jo vetëm është i pathyeshëm në fushën e tij por dhe të sigurojë kualifikimin. Në fakt statistikat flasin për lezhjanët: në 7 takime, 4 fitore u përkasin lezhjanëve, 2 barazime dhe vetëm një fitore për Luftëtarin. Ada e rezultateve negative në kategorinë e parë fitoi me Lushnjën 2-1 në ballafaqimin e tyre të parë për Kupë, ndërkohë që lushnjarët nuk dëshirojnë të zhgënjejnë fansat e tyre. Erzeni konfirmoi edhe njëherë problemet që po kalon Tomori, kur mposhti beratasit 5-1, por duke vendosur edhe një ekulibër të plotë në 9 takimet midis tyre: 3 fitore Erzeni, 3 barazime dhe 3 fitore Tomori. Erzeni duket i kualifikuar me rezultatin e thellë të arritur, por në futboll nuk i dihet asnjëherë.
GRUPI 2: Ndeshjet e vajtjes
1. Cakrani - Tirana 1-0
Golat: Kalemi 2'
2. Gramozi - Partizani 1-2
Golat: Sadiku 55'/Bakaj 28', , Aga 72'
3. Butrinti – Vllaznia 1-3
Golat: Myrtaj 76'/ Milic 60', Lika 88', Hoti 90'
4. Gramshi - Teuta 0-1
Golat: /Gega 51'
5. Bilisht Sport - Apolonia 1-0
Golat: Demiri 50'
6. Besëlidhja – Luftëtari 2-0
Golat: Roshi 44', Basriu 68'
7. Ada – Lushnja 2-1
Golat: Mustafa 67', Shtupina 75' / Duri 60'.
8. Erzeni – Tomori 5-1
Golat: Bërzezi 2', Arapi 30', Shera 70', Muca 88', Ndoji 90+2, /Berberi 13' (11m)