E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa sdi te fitoje Dinamo hap fals

Vetem barazim 1-1 kampionet humbin mundesine e arte per tu renditur te dytet

Dinamo le te shpetoje nga duart mundesine e arte per te rimarre vendin e dyte ne tabele pas hapit fals te hedhur ne Kavaje ku nuk mundur te shkoje me tej se nje barazim 1-1 ndaj Beses se vendit te fundit ne klasifikim. Megjithate blute e drejtuar nga trajneri argjentinas Luis Manuel Blanko jane ekipi me i fituar nga treshja kryesuese pasi munden te marrin nje pike nderkohe qe Flamurtari i vendit te pare u mund nda Tirana ndersa Skenderbeu humbi ne Durres. Kjo ishte edhe ndeshja e fundit qe mbylli siparin e javes se 13-te te Kategorise Superiore e cila ishte shperndare ne kater dite te shtunen dy ndeshje te dielen dy te henen nje dhe nje dje. Ne fund te 90 minutave te takimit Besa-Dinamo rezultati ishte ndalur te barazimi 1-1. Ishte nje ndeshje e nivelit mesatar me nje loje te hapur nga te dyja ekipet me sulme dhe kundersulme ajo e zhvilluar ne stadiumin Besa por qe ne fund nuk pati asnje fitues. Dy gola e shenuar ne pjesen e dyte nga nje per secilen skuader kane ndare po nga nje pike. Te paret qe kane kaluar ne avantazh ishin kavajasit te cilet ne minuten e 52-te pas nje aksioni nga e djathta e sulmit te tyre shenuan me Mihanin. Do Santos i ka shpetuar mbulimit te mbrojtjes dinamovite dhe mbi vijen fundore ka futur nje kros tokazi per Mihanin i cili i gjendur i lire te pika e penalltise ka goditur fort dhe sakte duke e shtangur portierin dinamovit Isli Hidi qe nuk kishte se cfare te bente. Pas ketij momenti loja ka merr ngjyra te tjera sepse kampionet blu reagojne fort ne kerkim te golit te barazimit. Ndersa vendasit nuk trembem madje hidhen ne kerkim te golit te dyte. Rastet ne te dyja portat respektive nuk mungojne por te dyja ekipet kane nevoje per te kolauduar shenjestren qe nuk eshte e sakte. Muzaka ishte jashte forme. Kjo detyron trajneri Blanko ta zevendesoje duke hedhur ne loje edhe nje sulmues tjeter Fatjon Sefen. Keshtu manovra ofensive e kampioneve ne fuqi te vendit duket me e frikshme. Dhe goli nuk vonon ne minuten e 75-te Vila fale nje goditjeje me koke pas nje krosimi te Allmuces nga e djathta e sulmit dinamovit mposht portierin e Beses Edvan Bakaj. Barazimi nuk kenaq asnje dhe te dyja skuadrat impenjohen per ti rrembyer fitoren njera-tjetres rastet numerohen ne te dyja portat respektive por goli mungon deri ne fund. Hidi shmang nje gol te sigurt ne minutat e fundit te lojes pas nje gjuajtjeje te fuqishme te Dhembit. Edvan Bakajt eviton po ashtu nje rast te mire per te shenuar nga Allmuca i cili i vetem para gardianit kavajas nuk gjen dot rrjeten. Ne kete menyre mbyllet me barazimin 1-1 kjo sfide ku nuk ka munguar loja e ashper dhe tensioni qe shpjegohet edhe nga numri i konsiderueshem i kartoneve te verdhe si dhe nje i kuq ai i Putincanit ne minuten e 84-t. Gjithashtu gjykimi i kryesorit Kridens Meta eshte kontestuar sidomos nga dinamovitet. Besa stonon ende dhe nuk po gjen dot celesin per te dale nga kriza ndersa ka harruar te fitoje kurse Dinamo humb mundesine per tu renditur e dyta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›