E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politike me matrapik

Kryeministri dhe kryetari i Bashkise njekohesisht kryetaret e partive me te medha politike ne vend shfaqen ne publik edhe si debatues te ceshtjeve te arkitektures ne vend. Pasi shkermoqen cmunden ne partite dhe institucionet e rendesishme qe ata drejtojne tani ju ka mbetur per te eksploruar edhe ceshtjet e arkitektures se atyre pak godinave me vlere historike qe kane mbetur. Ne 20 vitet e fundit nga Vermoshi ne Konispol politika e papergjegjshme e PD-se dhe PS-se nuk lane gje pa bere e pa shkaterruar. Me sharra e gatra me matrapik e betoniere me kazme e mistri me ndertues artizanal e para emigracioni me lavatrice rere e mbeturina i hyne territorit fund e krye per ta shkaterruar si mos me keq. Tani qe i doli boja kesaj pune nuk ka me shqiptar qe te kujdeset per territorin kryetaret tane te partive debatojne si arkitekte ndertimi. Te dy kane nje gje te perbashket ne kete debat e konceptojne arkitekturen si matrapik.

Pasi e pa qe me ruspa nuk i dilet sepse ruspa mbledh cgjen para Kryeministrit i pelqen me shume matrapiku. Eumlshte nje vegel pune qe shkaterron shume mire ne menyre selektive. Matrapiku e dallon mire demokratin nga socialisti ate qe voton per zoteruesin e matrapikut nga ate qe nuk e voton. Kohet e fundit po provohet se matrapiku ben edhe dallimin ndermjet atij qe eshte mik i ndonje qeveritari me peshe nga ai qe ska miq ne kete realitet. Nga ana tjeter kryetari i Bashkise pasi braktisi penelin me te cilin leu fasadat u dashurua me betonieret cilesia e te cilave u rrit ndjeshem duke e mbyllur mandatin e trete me matrapike qe po shkaterrojne edhe metrat katrore te fundit qe kane mbetur ne sheshet parqet dhe godinat e vjetra. Mesa duket sharmi i matrapikut qenka i parezistueshem.

Sjellja e kryetareve tane arkitekte ne fakt po provon gjithnje e me shume se pushteti qe ata perfaqesojne sillet si matrapik per te gjithe ata qe nuk i votojne i pelqejne i paguajne apo qofte edhe i sajdisin me servilizem. Pushteti politik shnderrohet ne matrapik sapo mbaron procesi i votimit. Sipas territorit ku shtrihet ky pushtet-matrapik eshte qendror dhe vendor. Zakonisht pushteti-matrapik qendror ka me shume te drejta sesa pushteti-matrapik vendor. Pavaresisht dallimeve ne fund te fundit te dyja pushtetet jane matrapik.

Te dyja pushtetet e matrapikut genjejne sa munden e ku te munden. Ata genjejne pa u shqetesuar fare se cmendojne ata qe degjojne. Para disa ditesh degjova kryetarin e Bashkise perfaqesues te pushtetit te ndertimit ne vend qe foli me krenari te frikshme mbi nje genjeshter se Tirana qenka betonuar vetem 1 ne keto 10 vitet e fundit. Qesha me lot kur e degjova sepse nuk ja vlente ta merrje seriozisht ate budallallek. Megjithate tani qe e mendoj eshte e frikshme kur mendon se ka njerez qe jane jo pak te cilet i besojne ato brockulla me shume sesa syve te tyre qe shohin cdo dite beton e matrapike. Eumlshte e frikshme kur e mendon se kjo eshte alternativa e qeverise se sotme e cila te vetmin ndryshim qe ka bere eshte se ka hequr dore nga ruspa dhe perdor matrapikun. Eumlshte po aq e frikshme kur e mendon se zoteria do te behet kryeminister pas vdekjes se ketij te sotmit per te perdorur matrapikun e pushtetit qendror.

Vetem duke e lexuar me logjiken e matrapikut arrin te kuptosh sjelljen e perbashket te qeverise dhe bashkise te pozites dhe te opozites zyrtare deri me sot ne pushtet lokal. Te dyja krahet luftojne per te siguruar matrapikun d.m.th pushtetin. Vetem kjo logjike e justifikon Bashkine qe nderton sheshin me te madh te Shqiperise pa leje dhe qeverine qe as nuk i anulon e as nuk i legjitimon punimet ne ate shesh. Me kete logjike mund te kuptohet Bashkia qe kerkon te ndertoje tek Liqeni dhe qeveria qe e ka aprovuar kete ndertim dhe jo vetem nuk e anulon por ben thjesht zhurmen qe i ka hije matrapikut qendror ne prag fushate elektorale. Vetem me logjiken e matrapikut kuptohet sjellja e te dy kryetareve ne ngjarjet e ndertimit te Parlamentit te ri. Ne fillim u miratua nje godine e tmerrshme ku eshte sot selia e Kryesise se Kuvendit godine e cila perdorej si matrapik ndaj nderteses ekzistuese. Ne vijim kerkohet nje godine e re qe te sherbeje si matrapik per Qendren Kulturore Pjeter Arbnori e posacerisht ndaj televizionit lsquoTop Channel. Ne rastin e dyte nuk ka konsensus ndermjet matrapikeve por me shume gjase matrapiku qendror do te vendose vete. Sidoqofte logjika e shkaterrimit i bashkon te dy krahet e pushtetit te matrapikut.

Pushteti i matrapiksve ka kohe qe sulmon median per ta detyruar te sillet sipas ritmit godites te tyre matrapikeve. Media sot nuk eshte ne misionin e saj informues per publikun por ne misionin nxites te perplasjeve politike. Shume kritike e lidhin kete pozicion te medias me interesa ekonomike te pronareve te tyre. Nuk e kundershtoj por nuk eshte ky thelbi i problemit. Thelbi eshte se media eshte e ndare ne kampe edhe kur ska interesa te drejtperdrejta ekonomike por thjesht per shkak te sulmit politik qe i ben njeri krah i pushtetit. Me disa perjashtime te vogla dhe teper sporadike shpesh si nisma profesionale gazetaresh media i sherben pushteteve te matrapikeve duke multiplifikuar jehonen goditese te tyre ne koken e cdo njeriu.

Ne pushtetin e matrapikeve dhe nen jehonen e perditshme te zhurmes se tyre ne media njeriu normal ne kete vend eshte i mbaruar. I pashprese pa te ardhme dhe me friken e jetes se pasigurt njeriu normal ne perpjekje legjitime per te jetuar detyrohet te heshte dhe te zgerdhihet me hipokrizi para cdo pushtetari apo klienti pushtetaresh. Ky eshte shformimi qe i intereson pushtetit te matrapikeve qe pervecse ne godina e parqe vazhdojne te ngulen ne cdo vlere e moral njerezor ne kete vend. Ky eshte pushteti qe na ka rrembyer edhe shtetin edhe ligjin te cilat jo qe nuk te mbrojne por te sulmojne me te njejtin ritem me matrapikun e pushteteve politike.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›