“Besa” shqiptare mbërriti edhe në Izrael
31/03/2009 Më në fund mbërrin edhe në vendin e origjinës, në Izrael. Në qytetin e Ramallahut u hap këto ditë ekspozita "Besa - shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore" e fotografit amerikan me origjinë hebraike Norman H. Gershman. Ka më shumë se një vit që fotot e Gershmanit udhëtojnë nëpër botë, por në vendin e tyre të origjinës së njerëzve të holukaustit, në Izrael, ishte hera e parë. Atje për herë të parë bëhet prezantimi i plotë, me 70 fotografi bardh e zi, portrete të familjeve shqiptare apo pasardhësve të atyre që shpëtuan hebrenj. Rrugëtimi i radhës i kësaj ekspozite është këtë fund muaji në Filadelfia (Pensilveni) dhe në Strasburg (Francë).
Por koleksionin "Besa" fotografi nuk e quan të mbyllur. "Unë jam gjithmonë në kërkim të familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë", - thotë Gershman.
Norman Gershman, një fotograf profesionist, udhëtoi nëpër Shqipëri duke kërkuar familjet që u hapën dyert dhe shpëtuan familjet hebraike. Punën e tij në Shqipëri po e dokumenton edhe në një tjetër mënyrë: nëpërmjet dokumentarit me metrazh të gjatë "Shtëpia e Zotit" (God House). Mirëpo ai shton se është duke punuar për këtë ekspozitë për ta zgjeruar edhe me dëshmi fotosh. Ai ka kërkuar të gjejë dokumente dhe foto edhe në Kosovë dhe në viset shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoni.
Me hapjen e këtyre ekspozitave në Nju-Jork, Uashington, Tiranë, Ramallah (Izrael), Strasburg, Filadelfia, Buenos-Arjes, është rasti që jo vetëm vizitori, por edhe lexuesi ynë të njihet më drejtpërdrejt me tezat e përpunuara të Gershmanit mbi besën shqiptare dhe identitetin mysliman të atyre që shpëtuan hebrenj në Shqipëri.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur me ditë, javë e muaj dhe do të vizitohet nga personalitete nga mbarë bota, njerëz të thjeshtë, studentë, shqiptarë dhe të huaj, hebrenj dhe arabë, si pjesë e një programi special edukimi. Vetë kuratori i kësaj ekspozite, fotografi amerikan me origjinë hebraike Norman Gershman, pohon se sikur mes shqiptarëve të mos kishte ekzistuar institucioni i besës, hebrenjtë në Shqipëri do të kishin pësuar të njëjtin fat vdekjeprurës si në vendet e tjera të Ballkanit.
Ekspozita është çelur disa javë më parë edhe në Shqipëri. Qeveria shqiptare dhe vetë kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, tregoi kujdes dhe mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të ekspozitës. "Historia e jashtëzakonshme e Shqipërisë, ku një komb i tërë u tregua i gatshëm të ndihmonte hebrenjtë, është mbresëlënëse. Shpresojmë që kjo ekspozitë të japë një shembull të qartë mbi atë se çfarë përfaqëson holokausti dhe mbi zgjedhjet e vështira që iu desh popujve të bënin", - ka thanë fotografi Gershman. Ekspozita fokusohet mbi shumë shqiptarë, të cilët rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë ekspozitë, e cila po hapet në çdo cep të botës, prezanton një koleksion fotosh të realizuara nga fotografi amerikan, myslimanëve shqiptarë dhe familjeve të tyre, të shoqëruara me shpjegime në formë kujtimesh nga ana e personazheve. Përpara Luftës së Dytë Botërore vetëm 200 hebrenj jetonin në Shqipëri. Pasi Hitleri erdhi në pushtet më 1933, qindra hebrenj u arratisën duke kaluar kufirin nga Jugosllavia, Gjermania, Greqia, Austria dhe Serbia.
Kur gjermanët pushtuan Shqipërinë, populli shqiptar refuzoi të pajtohej me urdhrin nazist për të kthyer hebrenjtë që jetonin në vend. Ndihma për hebrenjtë në vendet me popullsi kryesisht myslimane bazohej mbi besën, një kod nderi që përkthehet "mbajtje premtimi". Pothuajse të gjithë hebrenjtë që jetonin brenda kufirit shqiptar gjatë pushtimit gjerman u shpëtuan. "Shumë prej tyre u influencuan nga islami për zgjedhjen e tyre. Kjo histori humane e rrëfyer përmes portreteve të tyre kombinohen për të nxjerrë në pah një aspekt të vogël, pak të njohur të holokaustit", - vëren Gershman, duke treguar se para pesë vjetësh, kur filloi këtë projekt, kishte dëgjuar nga të mbijetuarit e holokaustit shumë tregime rreth besës shqiptare dhe zemra i ishte mbushur me admirim për këtë popull. "Për sa i përket shpëtimit të hebrenjve nga holokausti, - thotë Gershman, - shqiptarët mund të krahasohen me danezët, sepse Danimarka dhe Shqipëria janë të vetmet vende qeveritë e të cilave gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nuk pranuan tu dorëzonin nazistëve asnjë hebre, madje i pajisën ata edhe me dokumente false."
Ceremonia zyrtare e hapjes së ekspozitës më 18 mars u organizua në muzeun e qytetit të Ramallahut, në prani të ambasadorit shqiptar në Izrael, zotit Tonin Gjuraj, dhe kryetarit të bashkisë së qytetit, zotit Yoel Lavi. Ekspozita fotografike, e prezantuar në disa vende të botës, në Ramallahut, është çelur në dy gjuhë: hebraisht dhe arabisht, meqenëse ky qytet i Izraelit është një qytet tipik shumë fetar, me popullsi të përzier: hebre, myslimanë e të krishterë. Vizitorë të shumtë, studentë, nxënës të shkollave të mesme, por edhe përfaqësues të pushtetit lokal, kanë treguar interes të madh për ekspozitën, edhe pse disa prej tyre pranonin mosnjohjen e një akti të tillë prej shqiptarëve. Kjo përveç të tjerave edhe si pasojë e izolimit të vendit tonë për një kohë të gjatë. Në përshëndetjen e tij kryetari i Bashkisë së Ramallahut, zoti Lavi, shprehu mirënjohjen e vendit të tij për Shqipërinë e shqiptarët, duke nënvizuar gjithashtu se ai ishte personalisht shumë i nderuar që pas Jerusalemit në nëntor të 2007-s një ekspozitë e tillë arriti të hapej në qytetin që ai drejtonte prej shumë vjetësh. Kurse ambasadori i Republikës së Shqipërisë, zoti Tonin Gjuraj, në fillim shprehu mirënjohjen për Bashkinë e Ramallahut dhe ka falënderuar fotografin e njohur amerikan Norman Gershman për lartësimin që i ka bërë këtij akti fisnik të shqiptarëve dhe përmasat e dhëna.
Gjuraj midis të tjerave është përqendruar më shumë në zbërthimin e konceptit etik të besës në të drejtën zakonore tradicionale shqiptare, në strukturën etike të kodit të sjelljes midis shqiptarëve, duke argumentuar se ky kod i përkiste dhe u përket shqiptarëve njëlloj, pavarësisht feve të ndryshme. Ekspozita, e cila është quajtur nga muzeu “Yad Vashem” në Jerusalem një "ekspozitë udhëtuese", do të qëndrojë e hapur deri në fund të prillit 2009 dhe më pas do të hapet edhe në disa qytete të tjera izraelite, si në Haifa, Ako, Bërsheva etj.