E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Rritja ekonomike këtë vit përgjysmohet

31/03/2009  Deklarata

Kriza globale do të ulë ritmin e rritjes ekonomike në vendin tonë. Deklaratën e ka bërë zëvendësguvernatori i parë i Bankës së Shqipërisë, Fatos Ibrahimi, në forumin “Crans Montana”. “Për vitin 2009 ne presim që ekonomia të përballet me sfida më të mëdha. Rritja ekonomike do të jetë pozitive, por pothuajse sa gjysma e asaj që ishte në vitin 2008. Stimuli fiskal i planifikuar do të jetë më vështirë të arrihet, për shkak të vështirësive potencialisht më të mëdha në realizimin e të ardhurave dhe në sigurimin e burimeve të tjera për financimin e shpenzimeve”, - tha Ibrahimi. Kështu, më shumë përparësi duhet t’u jepet shpenzimeve fiskale gjatë vitit. Sipas Ibrahimit, sektori bankar do të ndërmjetësojë më pak sektorin publik dhe atë privat. “Për shkak të kushteve financiare më të shtrënguara, bizneset dhe individët pritet të hasin një proces përshtatjeje të dhimbshëm, por të nevojshëm në periudhë afatshkurtër. Kjo mund të jetë e dobishme në drejtim të rritjes së eficiencës në periudhë afatmesme”, - tha ai. Rimëkëmbja e ekonomisë botërore në fund të këtij viti do të largojë pasigurinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›