Emocion show, rikthehet pas 15 vitesh në Sarandë
Spektakli i të gjitha moshave Emocion show i filluar si veprimtari argëtuese për rininë në vitet 1996, i ndërprerë pas eksodit të artistëve dhe krijuesve ka qenë një ndër më të ndjekurit. Ai ka qenë shumë i kërkuar në kohën kur ai shfaqej . Ky show është rikthyer në jetën artistike të vakët të qytetit bregdetar i ndryshuar në koncept dhe në pjesëmarrje, por edhe me synime të qarta për të tërhequr dhe argëtuar sa më shumë spektatorë pavarësisht nga mosha dhe shijet artistike të tyre.
Mbrëmë në sallën e shfaqjeve të qendrës kulturore Butrintiu përjetua me emocion të veçantë dhe u shpërblye me duartrokitje mundi dhe djersa e krijuesve dhe interpretuesve të spektaklit, fryt i bashkëpunimit të forcave krijuese më të kualifikuara në Sarandë. Shfaqja në tërësinë e saj përmbante muzikë, imitime të figurave politike e personaliteteve të njohura të jetës publike, humor, kërcime, fragmente filmi të xhiruara në rajonin e Sarandës dhe personazhe të luajtur me mjeshtëri nga aktorët sarandjot ,ngjarjet me të rëndësishme të ndodhura në jetën social shoqërore të rajonit, pasqyruar ne celuloid, etj të përcjella me gjetje artistike dhe të drejtuar me mjeshtëri nga aktorja Valentina Boci. Bashkëpunimi i trupës profesioniste të estradës me amatorët e shkollave të mesme dhe filialit të UT në Sarandë të shoqëruara nga interpretimi i trupës koreografike , këngëtarët e përzgjedhur me kujdes nga më të mirët në regjinë e Vangjel Agorës e skenografi të Lefter Cekos , ardhur enkas për spektaklin nga emigracioni për të dhënë ndihmesën e tyre , bëri që shfaqja të ndiqej me mjaft emocion e duartrokitur pareshtur për spektaklin e dhuruar, por edhe për të mbështetur ideatorët në veprimtari të tilla që e bëjnë qytetin bregdetar të ndjej ritmin e të rinjve dhe dëshirën për tu çlodhur e argëtuar. Spektatorët që ndoqën spektaklin u shprehën të kënaqur për evenimentin e përjetuar. Lojërat me humor dhe konkursi për njohuritë e të rinjve dhe ekspozimi , përmes projeksioneve, të Monumenteve të Kulturës dhe të natyrës së rajonit ishin një tregues i dukshëm për të dhëne mesazhin që çdo i ri duhet të njohë dhe të bëhet një ciceron guidë i promovimit turistik të vlerave historike e kulturore në rajon. Show, 15 vjet më parë, kur u shfaq për herë të parë, kishte një performancë. që i përgjigjej nivelit dhe kushteve të tranzicionin e vështirë, ndërsa mbrëmë ai erdhi i rritur e i pjekur në kërkesat artistike falë punës së kujdesshme të regjisorit, drejtuesit dhe organizatorëve e koordinatorëve. Aktorët Flamur Oruci, Pranvera Brinja, koreografi Fatmir Saraçi , këngëtarët e rinj të shkollave të mesme si dhe drejtuesja e showt arritën që përmes impenjimit të tyre të dhuronin spektakël dhe emocione. Synimi i pretenduar i ideuesve të shfaqjes për të dhuruar kënaqësi dhe emocion u arrit. Protagonistja e shfaqjes Eliza Mero ,e mbështetur edhe nga shokët e shkollës së saj Dea përmes emocioneve tha: se ky është një zgjim, në trokitje, një thirrje për të mos pritur, por për tu përfshirë të gjithë në jetën kulturore të qytetit .Kështu këtu do të ketë më shumë jetë, më shumë argëtim më shumë dashuri më shumë qytetari. Ne dhamë shembullin