Letërsi, Historitë rozë mbushin stendat e librarive

Tituj të rinj vijnë pranë lexuesve nga autorë të njohur botërorë
Stendat e librarive të kryeqytetit janë pasuruar me një numër librash të rinj, të autorëve shqiptarë dhe të huaj. Vitrina e librit ka rezervuar këtë sezon më shumë histori rozë dhe romane të mbushura me pasion, të cilët kanë qenë dhe më të preferuar për lexuesit në këtë sezon pranveror. Kështu tituj të rinj vijnë pranë lexuesve nga autorë të njohur botërorë, të cilët tashmë janë bërë të famshëm me botimet e tyre, por dhe janë të preferuar nga lexuesit. Shitja e tyre ka bërë që stendat librarive të kryeqytetit të mbushen me tituj të tillë. Seksi dhe martesa është libri i June Hunt, një libër i cili konsiderohet si çelësi i këshillimit biblik. Autorja Hunt ka dhënë një guidë të domosdoshme të mbushur me shpresë biblike për të lënduarit. Ajo është dhe themeluesja e shpresës për zemrën, një nga shërbesat fetare botërore të këshillimit biblik. Në vitrinën e librave vjen dhe Sandra Brown, e cila ka sjellë Nata me një të panjohur, një roman interesant, i cili zbulon ndjenjat dhe përjetimet e një çifti të saponjohur, një roman i cili ka brenda pasionin dhe ankthin që bart një njohje momentale. Zgjimi i pasionit është një tjetër roman rozë, të cilin e sjell për lexuesin Junde Deverant. Një pasion i shuar, që arrin të zgjohet. Ky roman është një rrugëtim i gjatë përmes përjetimeve dhe rrëfimeve të vetë autores, e cila ka shkruar shumë mbi rizgjimin e një pasioni. Ajo që dua titullohet romani i autorit shqiptar Idriz Ponari. Një roman i shkurtër dhe konciz, i cili rrëfen dëshirat e një njeriu që përjeton dhe kërkon emocione të reja. Libri Dashnorja i Janush Vishnjevskit, të bën dëshmitar të gjashtë historive mbresëlënëse dashurie; ndër të tjera të njeh me sindromin e Mallkimit të Undinës dhe me të fshehtat e çasteve të fundit të Magda Gebelsit, natën e martesës së Hitlerit me Eva Braunin. Libri të fut thellë në psikologjinë e femrës ku çdo tregim mbart në vetvete drama të jetës së tyre. Janush L. Vishnjevski u lind në vitin 1954 dhe është një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të suksesshëm në Poloni, i përkthyer edhe në shumë gjuhë të tjera. Nëpërmjet romanit të tij Vetmi në rrjet, i botuar kohët e fundit, ky autor është bërë tashmë shumë i njohur e i vlerësuar edhe në Shqipëri. Banon në Frankfurt-mbi-Majn. Lulja e dëborës dhe erashka sekrete nga Lisa See sjell një histori, e cila vendoset në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në një provincë të largët të Kinës, një shtatëvjeçare me emrin Lili ndërton një marrëdhënie emocionale me Lulen e Dëborës, që do i zgjasë gjithë jetën. Vit pas viti, ato do këmbejnë mesazhe në erashkë, në përpjekje për të kapërcyer muret që i veçonin nga bota, në kërkim të shpresave dhe ëndrrave. Ato durojnë së bashku dhimbjen e këmbëve të lidhura që fëmijë, vuajnë nga martesat e paravendosura nga familjet, përjetojnë si nëna vetminë, gëzimet e tragjeditë. Të dyja rigjejnë qetësi në këtë marrëdhënie, që i mban shpirtërisht të lidhura. Për shkak të një keqkuptimi, miqësia e tyre rrezikon të shkatërrohet... Në ëndërr më dukej sikur nëna e vinte re ekzistencën time dhe se ajo dhe e gjithë familja do të fillonin të më donin. Për të fituar dashurinë e tyre unë isha gjithmonë e bindur, tipar ideal për një femër, por ndoshta isha më e bindur seç duhet ndaj gjithçkaje që më kërkonin të bëja...., shkruan autorja në libër. Ethet e zemrës, ku janë katër personazhe të paharrueshëm të cilët përballen në romanin e ri të Danielle Steel, me një fatkeqësi tronditëse natyrore, që do të ndryshojë jetën e secilit prej tyre njëherë e përgjithmonë, duke i udhëhequr ata drejt ndryshimit, zbulimit, guximit dhe madhështisë. Mbrëmjen e një nate të ngrohtë maji në San Francisco, salla e vallëzimit të hotelit Ritz-Carlton, shkëlqente e tëra nga kristalet dhe argjendi, që zbukuronin mbrëmjen e bamirësisë. Mbrëmja ishte e përkryer - derisa, vetëm pak minuta para mesnatës, dhoma nis të lëkundet. Copëza kristalesh dhe qelqi përhapen mbi dysheme. Dhe, kur dritat fiken, njerëzit fillojnë të këlthasin nga tmerri. Pas këtij tërmeti, jetët e katër personazheve do të puqen... Sarah Sloun, bashkëshortja e bukur e një financieri, sheh botën e saj të përkryer ti shembet përpara syve... Melani Fri, fituese e çmimit Grammy, ka arritur në një pikë kyçe të karrierës dhe jetës së saj. Për Sarën, nis gjithçka me zbulimin e një krimi dhe tradhtie, atëherë kupton se zotëron një forcë që kurrë më parë nuk e kishte ditur. Melania, që kishte dalë si vullnetare në një kamp të pastrehësh sheh ti shfaqen para syve botë të reja me mundësi të pafundme. Dhe Evereti do të trazohet në shpirt nga një marrëdhënie aspak e zakontë me motër Merin... Por ndërsa një vit kishte kaluar tanimë, në përvjetorin e tërmetit, një mori të papriturash shfaqen si dhuratë pas asaj tragjedie të beftë ... ethe zemre të një fillimi të ri. Në stendat e librarive vjen dhe një tjetër botim. Erosi dhe Qytetërimi, është një prej librave më të shquar të Marcus-it, ku jetësohet ideja e filozofisë sociale të Frojdit, sipas të cilit qytetërimi dhe lumturia janë të paplotësuar dhe gjithnjë nën dhunën e instinkteve, që do të thotë se jetohet duke shkelur mbi lumturinë, e cila nënkuptimin erosin. Nisur nga ky postulat frojdian dhe duke u mbajtur fort në përvojën e ashtuquajtur marksiste, Marcus-i kërkon që të mundësojë dhe të krijojë një shoqëri jo të dhunshme, tek e cila mirëqenia dhe konsumi sjellin zhvillimin e erosit të lakmuar. Ky botim paraprihet nga një "parathënie politike" e autorit. Erosi dhe Qytetërimi është përkthyer në të gjitha gjuhët e botës. Ky libër ka ngjallur interesimin jo vetëm të sociologëve dhe filozofëve, por edhe të psikologëve, studentëve të këtyre fushave, njohësve të historisë si dhe lexuesve të thjeshtë.
Last Updated on Monday, 30 March 2009 15:09