E Diel, 1 Nëntor 2026

Besart Berisha drejt Arminias?

Besart Berisha është vetëm një hap pranë rikthimit në kampionatin gjerman. Mesfushori i Kombëtares shihet si i panevojshëm te Bërnli, që në sezonin e ri do të luajë në Premiership, elitën e futbollit anglez. Për këtë arsye, 24-vjeçari po kërkon një skuadër të re dhe një alternativë e mirë është Arminia Bielefeld. Sipas "Radio Bielefeld", gjatë ditës së djeshme kuqeziu ka zhvilluar stërvitje nën urdhrat e trajnerit Tomas Gerstner, i cili do të vlerësojë gjendjen e lojtarit dhe më pas pritet të vendosë nëse Berisha është element i vlefshëm për skuadrën. Arminia do të luajë në Bundesligën II, pasi nuk arriti të mbijetonte mes më të mirëve në Gjermani. Në anën tjetër, Bërnli kërkon 1 milion euro (890 mijë sterlina) për kartonin e kosovarit. Në vitin 2007, klubi britanik pagoi 340 mijë sterlina (afro 400 mijë euro) për ta blerë nga Hamburgu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›