E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim të skulpturës së re

Një ekspozitë skulpture është çelur në ambientet e "Galerisë së vogël" në Tiranë. Nuk janë emra t[ njohur, por artistë që kërkojnë të bëhen pjesë e jetës artistike. Pikërisht këtë mesazh jep edhe vet titulli i saj. "Në kërkim të skulpturës së re" ka takuar disa artistë të rinj, të cilët paraqesin në një ekspozitë të përbashkët krijimet e tyre, të cilat eksplorojnë forma dhe subjekte të ndryshme. Joland Bica, Anisa Shtëpani, Benard Gjoka, Enea Kurti, Dorina Sula, Evis Harlicaj, Zharjon Gjeçka, Aldo Radostani, Gentjan Gegolli, Eduart Karaj, Ardit Beli dhe Gani Çekrezi janë artistët pjesëmarrës. E kuruar nga Gentian Tabaku, kjo ekspozitë do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri më datën 21 korrik.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›